LAJMI I FUNDIT:

Chrome së shpejti i dyti

Chrome së shpejti i dyti

Kompania StatCounter e cila përcjell përdorimin e shfletuesve të internetit përmes veglave statistikore pohon se shfletuesi Chrome i Googleit deri në muajin dhjetor do ta tejkaloj Firefoxin e Mozillas dhe kështu do të pozicionohet në vendin e dytë për nga përfaqësimi në mesin e shfrytëzuesve, menjëherë pas Internet Explorerit.

Chrome sipas statistikave të tyre gjatë shtatorit është përdorur nga 23.6% të shfrytëzuesve, Firefox nga 26.8%, e Internet Explorer nga 41.7%. Chrome sipas të dhënave të njëjta statistikore nga janari i këtij viti u rrit për 50% derisa posedimet e Explorerit dhe Firefoxit kanë rënë për 9 për qind respektivisht 13 për qind. Në përputhje me këtë, nëse ky trend vazhdon, Chrome kah mesi i vitit të ardhshëm do të duhej ta tejkalonte Firefoxin. Net Applications, i cili gjithashtu përcjell edhe analizon përqindjen e përdorimit të browserëve, më herët pati parashikuar se deri në fund të vitit Chrome do të arrij në 17.8%, e Frefox në 22.3%, por Chrome që tani ka tejkaluar parashikimet.

Ndoshta parashikimet e StatCounterit ishin nga pak tej-optimiste, por fakti se Google Chrome po përdoret gjithnjë e nga më shumë përdorues, është pjesërisht i ndikuar nga telefonat mobil dhe tabletët e bazuar në Android OS ku versioni i adaptuar i Chromeit është pjesë standarde e sistemit operativ. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
Musk zbulon versionin beta të X TV, karakteristikat kryesore dhe këshillat e përdorimit

Musk zbulon versionin beta të X TV, karakteristikat kryesore dhe këshillat e përdorimit

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Teknologji
Kalo në kategori