Diplomati amerikan, ish ambasadori i ShBA-së në disa shtete të rajonit, Christopher Hill nuk është shprehur kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, por ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me kujdes pasi mund të prodhojë pasoja afatgjate.
Ambasadori Hill i cili po qëndron në Tiranë për Samitin e paqes të Evropës Juglindore, foli edhe për sigurinë në Ballkan, ndikimin rus dhe pretendimet për themelimin e një minishengeni Ballkanik.
“Rregullimet e kufijve janë një lëndë shumë e rëndësishme dhe me goxha peshë. Nuk mund të bëhen pa një njohuri shumë të madhe dhe të mirë sa i përket këtyre kufijve dhe për të parë si ndihen njerëzit për këtë. Këto janë tema që nuk lidhen me rishikimin ose hartimin e një buxheti vjetor, por për një të ardhme shumë më afatgjate… Duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për këto gjëra. Mund të duken se gjëja e duhur, por asnjëherë unë nuk do të nxitohesha për gjëra të tilla. Një gjë tjetër është që ka dallime midis vendeve që njerëzit besojnë që do të zgjidhen me shkëmbim kufijsh. Këto dallime shkojnë më thellë se kaq…nuk jam kundër, e kuptoj pse po diskutohet, por duhet të bëhet me më shumë kujdes”, tha ai.
Diplomati Hill foli edhe për gjendjen e sigurisë në Ballkan, teksa tha se është stabile, por duhet të punohet çdo ditë për t’u përmirësuar.
Për mos hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë, Hill u shpreh se ka një zhgënjim për një gjë të tillë.
Për mini shengenin Ballkanik, ambasadori Hill u shpreh i hapur, teksa u shpreh i shqetësuar për ndikimin rus në Ballkan, por theksoi se e ardhmja e shteteve të këtij rajoni është në NATO dhe BE. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend