Ai kohët e fundit u nda nga aktorja e filmit “Fifty Shades”, Dakota Johnson, pas një romance 20 mujore.

Por duket se Chris Martin thuhet se ka flirtuar së fundmi me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, në prapaskenat e festivalit “Glastonbury”.


Përfaqësuesi i Coldplay, 42 vjeç, mundohej të linte përshtypje të mirë para krijueses së hitit “New Rules”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

w1 6

Dua vetë është e freskët pas ndarjes së saj nga kuzhinieri Issac Carew, 33 vjeç, muajin e kaluar, pas një periudhe 18 muajshe së bashku.

Një burim për The Sun tha: "Sapo Chris pa sytë e Duas, ai ishte i ngrirë në vend, dhe qëndroi me të përgjatë gjithë mbrëmjes”.

w2 7

“Ajo dukej e lumtur që ishte pranë tij dhe madje e prezantoi atë me familjen e saj”, tha më tej burimi për Dua Lipën.

I brendshmi vazhdoi të shpjegonte se dyshja po bisedonin me njëri-tjetrin 'për moshat' dhe se sa herë që ishin vetëm, Chris 'flirtonte me Duan'.

Burimi shtoi: "Ishte e qartë se kishte shumë kimi mes tyre - dhe kur ata u drejtuan në bar Guerilën në zonën Shangri-La, ata ndanë një puthje me njëri-tjetrin".

w3 5

Chris dhe Dua më parë i dhuruan njëri-tjetrit një puthje edhe në zonën VIP të festivalit.

Sidoqoftë, burri i mëparshëm i Gwyneth Paltrow mund të ketë njëfarë konkurrence me modelin Anwar Hadid, 20 vjeç, me të cilin thuhet Dua së fundmi ka nisur një lidhje pas ndajres nga Isaac.

GettyImages 1126506374

Këngëtarja u bë më e afërt me modelin Anwar, vëllain e vogël të Bella dhe Gigi Hadidit, gjatë kohës sa qëndroi në Los Anxhelos, sipas The Sun.

Ndërkohë, u njoftua se arsyeja që Chris u nda me aktoren Dakota, 29 vjeçe, ishte fakri se ajo 'nuk ishte gati të kishte fëmijë'. /Telegrafi/