LAJMI I FUNDIT:

Chomsky “zbulon” rrezikun më të madh për njerëzimin! (Video)

Chomsky “zbulon” rrezikun më të madh për njerëzimin! (Video)

Partia Republikane amerikane është “organizata më e rrezikshme në historinë e njerëzimit”, ka thënë për BBC gjuhëtari dhe filozofi amerikan me famë botërore – shpeshherë edhe me qëndrime kontroverse – Noam Chomsky.

“Kjo tingëllon e frikshme dhe deklarata është e frikshme. Por, ajo që them është e vërtetë. Deklarata është e pashembullt, por është e vërteta”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.


Në këtë intervistë ai pyetet nëse republikanët amerikanë janë më të rrezikshëm se Koreja e Veriut apo se ISIS-i, por Chomsky u përgjigj me kundërpërgjigje: A është ISIS-i i përcaktuar për të bërë gjithçka për të shkatërruar planet për ekzistencën e organizuar njerëzore?

“Ajo që dua të them është s’po bëjmë asgjë për të ndalur ngrohjen globale. Për më tepër, ne me veprimet tona po bëjnë më shumë për të përshpejtuar këtë ngrohje. Nuk ka rëndësi nëse ata besojnë tamam se ngrohja po ndodh apo jo… por, nëse përdorin më shumë lëndë djegëse me fosile, e refuzojnë të subvencionojmë vendet në zhvillim… nëse nuk i respektojnë rregullat që përcaktojnë sasinë e gazeve serë… nëse ky është rezultati, atëherë ata janë tepër të rrezikshëm”, shton ai.

Akademiku Chomsky më herët ka thënë se republikanët janë të dedikuar për të shkatërruar racën njerëzore në Tokë. Ai beson se zgjedhja Donald Trumpit për president amerikan do të jetë gjë më e keqe për botën sesa për SHBA-të.

“Aspekti më i rëndësishëm i zgjedhjes Donald Trumpit – e jo veç te ai po te tërë Partia Republikane – është ndryshimi në qëndrime me pjesën tjetër të botës ndaj ndryshimeve klimatike”, ka thënë ai dhe pastaj shpjegoni se kjo është çështja kryesore për të cilën duhet folur, meqë “shpërfaq një kërcënim ekzistencial”.

Donald Trump edhe gjatë fushatës presidenciale ka deklaruar se nuk beson në ndryshimet klimatike, se nuk po ndodhë asgjë e re dhe se gjithçka është gënjeshtër dhe manipulim. Chomsky, atij dhe administratës së tij, ia zë për të madhe se nga politika dhe vet SHBA-të po bëjnë spektakle dhe se po synojnë të izolojnë Amerikën.

Duke folur për popullaritetin e madh të Trumpit mes votuesve amerikanë, Chomsky ka thënë se demokratët e braktisën klasën punëtore para 40 vitesh, ndërsa republikanët po shtiren se po punojnë për ta meqë në fakt janë armiqtë e tyre klasorë.

“Republikanët i afrohen kësaj klase me qasje joekonomike, të tilla si feja apo supremacia e të bardhëve. Epërsia e bardhë është e rrënjosur thellë në Shtetet e Bashkuara. Nuk ka asnjë dyshim se fitorja e Donald Trumpit, në zgjedhjet e fundit presidenciale, është nxitur nga motivet raciste”, shprehet Chomsky. /Telegrafi/