LAJMI I FUNDIT:

Chollet telefonon Kurtin: Asociacioni hapë rrugën për njohje reciproke

Chollet telefonon Kurtin: Asociacioni hapë rrugën për njohje reciproke

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, të enjten ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Siç bën të ditur Chollet në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, theksoi se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri.

Tutje theksoi se zbatimi i Asociacionit do të hapë dyert për Kosovën, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke.

“Biseda e mirë me kryeministrin Albin Kurti pas takimit të negociatorëve. Theksoi se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimi i Asociacionit do të hapë dyert për Kosovën, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke”, tha Chollet.

Chollet: Kosova vend i pavarur, sovran e demokratik - një prej partnerëve tanë më të afërt
Lexo po ashtu Chollet: Kosova vend i pavarur, sovran e demokratik - një prej partnerëve tanë më të afërt

Në takimin e fundit të dialogut të nivelit të lartë, që u mbajt më 2 maj, Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit, ka paraqitur para palëve draftin e parë të statutit për themelimin e Asociacionit.

Ky draft është refuzuar nga pala kosovare.

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Ekipin Menaxhues që ka hartuar statutin për Asociacionin, me arsyetimin se ky ekip ka përfunduar mandatin me prezantimin e draftit. Por, ky veprim i ekzekutivit kosovar në BE është konsideruar se është në kundërshtim me marrëveshjen e dialogut.

Blloku evropian ka shprehur qëndrimin se ky ekip – i përbërë nga katër anëtarë serbë – duhet të jetë funksional deri në miratimin e statutit të Asociacionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori