LAJMI I FUNDIT:

Chollet inkurajon Vuçiqin që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri

Chollet inkurajon Vuçiqin që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, njoftoi të shtunën se një ditë më parë ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e ka inkurajuar që t’i nxisë serbët e Kosovës për qetësi.

Reklama

Nga i njëjti Chollet tha se ka kërkuar po ashtu që të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve të krijuara së fundmi në veri të Kosovës.

Analistët për situatën në veri: Presioni ndërkombëtar është për formimin e Asociacionit
Lexo po ashtu Analistët për situatën në veri: Presioni ndërkombëtar është për formimin e Asociacionit

“E inkurajova presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dje për të nxitur qetësi mes serbë të Kosovës, të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës si dhe për t’u kthyer në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi ai në Twitter.

Në komunat në veri të vendit për gjashtë ditë me radhë kanë protestuar grupe të qytetarëve serbë duke kundërshtuar kryetarët shqiptarë atje. Këto protesta më 29 maj u shndërruan në përleshje të dhunshme, ku mbetën të lënduar dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it, por edhe protestues.

Për dalje nga kjo gjendje nga samiti i Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz kërkuan nga Kosova mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Kësaj kërkese i është bashkuar edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Jam në pozicion të vështirë për shkak të ekzekutimit të dobët të planit nga Radoiçiq” – ambasadori i Kosovës në SHBA ironizon me intervistën e Vuçiqit në CNN

“Jam në pozicion të vështirë për shkak të ekzekutimit të dobët të planit nga Radoiçiq” – ambasadori i Kosovës në SHBA ironizon me intervistën e Vuçiqit në CNN

Lajme
Shkodranja e martuar me një serb që jeton në Zveçan: Le të pajtohen Kurti e Vuçiqi

Shkodranja e martuar me një serb që jeton në Zveçan: Le të pajtohen Kurti e Vuçiqi

Lajme
Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lajme
Kurti: Më 1 nëntor pritet të nis regjistrimi i popullsisë

Kurti: Më 1 nëntor pritet të nis regjistrimi i popullsisë

Lajme
Sindikata e Policisë dorëzon në Kuvend peticionin me 10 kërkesa, Musliu-Shoshi: Përkrahje me vepra, boll me fjalë

Sindikata e Policisë dorëzon në Kuvend peticionin me 10 kërkesa, Musliu-Shoshi: Përkrahje me vepra, boll me fjalë

Lajme
Tri vaksina të reja në kalendarin e vaksinimit

Tri vaksina të reja në kalendarin e vaksinimit

Shëndetësi
Kalo në kategori