LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet Corvette elektrik mund të vije në formë ‘Sedan’ ose ‘SUV’, por jo në formë të veturës sportive

Chevrolet Corvette elektrik mund të vije në formë ‘Sedan’ ose ‘SUV’, por jo në formë të veturës sportive

Një model elektrik i Chevrolet Corvette është në ardhje, por pritet që të mos jetë në formën që shumë adhurues të kësaj marke presin, kjo sipas disa raporteve nga SHBA-të, shkruan Drive.

Chevrolet gjatë prillit të këtij viti kishte konfirmuar se një version tërësisht i Corvette me platformë të baterisë së re “Ultium” ishte futur në prodhim, transmeton Telegrafi.


Sipas raporteve të publikuara vitin e kaluar, fillimisht thuhej se një Chevrolet Corvette elektrik eventualisht mund të shitej së bashku me modelin elektrik dhe katër dyersh pasardhës të veturës Chevrolet Camaro.

Por që ueb-sajti amerikan Muscle Cars and Trucks, duke cituar disa burime të brendshme nga Chevrolet, pretendon se këto dy modele nuk do të shiten si dy vetura të ndryshme, por si një veturë e vetme, një Corvette Sedan tërësisht elektrik, i cili në dhomat ekspozuese do të shfaqet pas disa vitesh si një model rival i Porsche Taycan.

Nëse raportet dalin që të jenë të sakta, atëherë konfirmohen edhe thashethemet që janë duke qarkulluar për një kohë të gjatë të cilat flasin për një markë të vetme Corvette, e cila do të ketë një gamë modelesh të formave dhe madhësive të ndryshme për ta plotësuar veturën sportive ikonë me motor V8.

Koncepti Chevrolet Corvette EV SUV

Muscle Cars and Truck pretendon se pas modelit elektrik Corvette Sedan mund të prodhohet edhe modeli elektrik Corvette SUV por pak më vonë, në mënyrë që të krijohet hapësirë për veturën e sapo prezantuar me motor elektrik 412kW Chevrolet Blazer SS EV SUV. /Telegrafi/