LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet Corvette E-Ray i parë i vitit 2024 shitet në një ankand për 1.1 milion dollarë

Chevrolet Corvette E-Ray i parë i vitit 2024 shitet në një ankand për 1.1 milion dollarë

Chevrolet Corvette E-Ray i parë i vitit 2024 theu një rekord në ankand duke u shitur për 1.1 milionë dollarë në ankandin Barrett-Jackson që u mbajt në Palm Beach të Florida-s.

Eventi u mbajt në mes të muajit prill dhe këto para do të shkojnë për një organizatë jofitimprurëse, Donoros Choose.


Makina iu shit më 15 prill, Rick Hendrick, i cili është kryetar dhe CEO i Hendrick Automative Group. Hendrick është i njohur si koleksionist i makinave sportive Chevrolet, transmeton Telegrafi.

E themeluar në vitin 2000 me qëllimin për ta bërë të lehtë për këdo që të sigurojë burime për mësuesit, DonorsChoose tani ka përmbushur më shumë se dy milionë e gjysmë projekte në klasë duke i lidhur donatorët drejtpërdrejt me kërkesat e edukatorëve.

Njëqind për qind e këtij e çmimi të shitjes do të ndihmojë DonorsChoose që të vazhdojnë të plotësojnë nevojat e shkollave publike në komunitetet me të ardhura të ulëta.

“General Motors dhe Chevrolet janë krenarë që i bashkohen DonorsChoose në misionin e tij për të luftuar pabarazinë në financimin e shkollave, duke u ofruar komuniteteve të në nevojë burimet e nevojshme për një arsim cilësor”, tha Steve Majoros, shefi i marketingut, Chevrolet.

E themeluar në vitin 1911 në Detroit, Chevrolet tani është një nga markat më të mëdha të makinave në botë, e disponueshme në gati 80 vende me afro 2.7 milionë makina dhe kamionë të shitur në vitin 2021, sipas njoftimit të kompanisë në uebfaqen e saj. /Telegrafi/