LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet Camaro ZL1 1LE do t’i ketë dhjetë shpejtësi automatike (Foto)

Chevrolet Camaro ZL1 1LE do t’i ketë dhjetë shpejtësi automatike (Foto)

Me sistemin e ri të lëvizjes, Chevrolet pretendon se modeli i ri Camaro ZL1 1LE do të arrijë të kalojë xhiron e Nurburgringut, për disa sekonda më shpejtë

Që kur i është hequr mbështjellësi i Chevrolet Camaro ZL1 1LE, të gjithëve iu ka rënë në sy ngjashmëria që ka me paraardhësin, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, në brendësi gjërat nuk janë të njëjta, pasi në modelin që lansohet në fund të muajit që vjen, do të ketë dhjetë shpejtësi automatike.

Ky model i fokusuar për pista, i japë mundësi që të përfundojë xhiron e Nurburgringut të Gjermanisë për disa sekonda më shpejtë.

Kështu së paku pretendojnë zyrtarët e kompanisë prodhuese, për makinën që ka edhe shumë përditësime dhe avancime teknologjike.

Nën kapak e ka motorin 6.2 litra që prodhon 650 kuaj fuqi, ndërsa Performance Package me dhjetë shpejtësitë automatike që kushton 1,595 dollarë, është opsionale. /Telegrafi/