LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet C8 Corvette Z06 i parë i konvertueshëm u shit për një milion dollarë

Chevrolet C8 Corvette Z06 i parë i konvertueshëm u shit për një milion dollarë

Falë shtëpisë së ankandit Barrett-Jackson në Palm Beach, Florida, u shit Chevrolet C8 Corvette Z06 i parë i prodhuar.

Vetura u shit në ankand për një milion dollarë dhe paratë u dhuruan në Fondin e Kolegjit Thurgood Marshall.


Paratë e mbledhura nga shitja e kësaj kopje speciale të Corvette do të shtohen në fondet e ankandit të mëparshëm në të cilin u shit Corvette C8 Z06 70th Anniversary, në mënyrë që shuma totale e donacionit të jetë 4.6 milionë dollarë.

C8 Corvette Z06 e re është jashtëzakonisht e rëndësishme për Chevrolet dhe veturat me motorë atmosferikë. Fuqizohet nga një motor V8 5.5 litra, i cili është V8 më i fuqishëm atmosferik në historinë e veutave të prodhimit.

LT6 V8 zhvillon 670 kuaj/fuqi dhe 624 Nm çift rrotullues, është projektuar “nga e para” dhe nuk ndan asnjë pjesë me motorët e tjerë Chevrolet V8. Njësia e fuqishme është çiftuar me një transmision automatik me tetë shpejtësi Tremec me dy tufë përmes të cilit fuqia transmetohet në rrotat e pasme.

Fituesi i ankandit është Rick Hendrick, President dhe CEO i Hendrick Automotive Group. Ai gjithashtu zotëron ekipin Hendrick Motorsport, i cili ka fituar 14 herë kampionatin e Serisë së Kupës NASCAR.

Blerësi do të ketë mundësinë të personalizojë makinën sipas dëshirës së tij dhe kështu ta bëjë atë një ëndërr të çdo koleksionisti. /Telegrafi/