Këngëtarja britanike, Cheryl, 42 vjeçare, ka njoftuar rikthimin e saj në publik pas vdekjes së ish-të dashurit të saj, Liam Payne, vitin e kaluar.

Ajo ka debutuar me një fushatë të re për kompaninë e kozmetikës Nivea, ku përmes një klipi të shkurtër shfaqen referenca të shumta të karrierës së saj, përfshirë këngën e vitit 2009 “Fight For This Love”.


Fushata titullohet “A New Era, Tomorrow” dhe u shpërnda nga Nivea në rrjetet sociale.

Foto: Nivea

Liam Payne, 31 vjeç, vdiq në tetor të vitit të kaluar pasi ra nga ballkoni i hotelit në Argjentinë. Pas humbjes së tij, Cheryl u largua nga vëmendja publike dhe shprehu dhimbjen për jetën që do të ndërtonte duke rritur djalin e tyre, Bear, vetëm.

Ajo theksoi rëndësinë e respektit dhe dinjitetit për Liam, duke kërkuar që komentet dhe videot në rrjete sociale të jenë të kujdesshme.

Liam dhe Cheryl

Sipas raportimeve, Cheryl është në bisedime për t’u rikthyer në televizion në sezonin e 14-të të “The Voice”, së bashku me mikun e saj të vjetër dhe bashkëpunëtorin will.i.am.

Burime pranë saj tregojnë se po ndërmerr hapa të kujdesshëm për t’u rikthyer në skenë pas periudhës së vështirë personale.

Foto: Nivea

Pas vdekjes së Liam, ylli i famshëm mori administrimin e pasurisë së tij. I ndjeri ka lënë një pasuri fillestare prej rreth 28.6 milionë funtesh.

Miqtë dhe familjarët kanë vlerësuar se Cheryl do të kujdeset gjithmonë për djalin e saj. /Telegrafi/