LAJMI I FUNDIT:

Chelsea vendos kundër nënshkrimit të Cristiano Ronaldos

Chelsea vendos kundër nënshkrimit të Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo ka humbur opsionin e tij kryesor për një largim nga Manchester United këtë verë, me Chelsea që vendosi kundër një transferimi të tij.

Ronaldo deklaroi që dëshiron të largohet nga Unitedi në mënyrë që të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve, edhe pse thuhet se ai nuk ia tha klubit derisa t’i paguanin një bonus.

Nuk ka shumë opsione të dukshme për 37-vjeçarin, pavarësisht se shënoi 18 gola në ligë sezonin e fundit dhe faktin se ai është i gatshëm të marrë një ulje rroge.


Cristiano Ronaldo merr ofertë marramendëse për të luajtur në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo merr ofertë marramendëse për të luajtur në Arabinë Saudite

Chelsea u konsiderua si një nga destinacionet e tij më të dukshme, me pronarin e ri Todd Boehly madje duke mbajtur një takim me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes.

Megjithatë, interesimi i Bluve për ish-sulmuesin e Real Madridit ishte gjithmonë i varur nga trajneri Thomas Tuchel, i cili duhej të jepte dritën jeshile për një ofertë.

Sipas mediumit Athletic dhe gazetarit Fabrizio Romano, Tuchel ka vendosur të mos e transferojë Ronaldon në skuadrën e tij dhe sulmuesi duhet të kërkoj një opsion tjetër.

Blutë kanë humbur nënshkrimin rekord të Romelu Lukakut këtë verë, me belgun që u kthye në Inter në formë huazimi vetëm një vit pasi u transferua.

Por, Tuchel beson qartë se ka mundësi të mjaftueshme në sulm, veçanërisht me përforcimin me Raheem Sterling nga Manchester City të mërkurën.

Ata kanë gjithashtu lojtarë si Kai Havertz, Timo Werner, Christian Pulisic dhe Mason Mount, të cilët luajnë në tri pozitat e sulmit në formacionet e ndryshme të Tuchel. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori