Chelsea do të zhvillojë bisedime konkrete me RB Leipzig për Xavi Simons

Chelsea po përgatitet t’i ofrojë një kontratë deri në vitin 2031 sulmuesit holandez të RB Leipzig, Xavi Simons, me kushtet personale që tashmë janë arritur verbalisht.
Detajet përfundimtare pritet të përmbyllen javën e ardhshme.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, bisedimet konkrete midis dy klubeve do të zhvillohen pas ndeshjes së sotme mes Leipzig dhe Bayern Munich, ndërsa Blutë po shtojnë seriozisht interesin për 21-vjeçarin.
Megjithatë, përpara se të finalizohet marrëveshja, Chelsea duhet të bëjë hapësirë në skuadër.
Londinezët synojnë të shesin Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson për të lehtësuar transferimin e Simons në Stamford Bridge. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































