Kai Havertz mund të largohet nga Chelsea pas dy viteve e gjysmë të kaluara në Stamford Bridges.

Mesfushori ofensivë gjerman nuk ka arritur të shkëlqejë as në sezonin e tretë dhe durimi për të në Londër ka përfunduar.


Daily Star ka raportuar se Chelsea është e gatshme ta shes yllin gjerman qysh në afatin kalimtar dimërorë dhe tanimë është në pritje të ofertave.

Ardhja e Mykhaylo Mudryk e Joao Felix në klub do të thotë se Havertz do të mbetet në bankë dhe gjermani tanimë është duke menduar largimin.

Screenshot 1 86

Londinezët janë në pritje të ofertës së duhur dhe do ta analizojnë ata para se të pranojnë largimin e gjermanit.

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë dy skuadrat gjermane që duan rikthimin e Havertzit në Bundesliga.

Ndërkohë interesim për reprezentuesin gjerman ka shfaqur edhe gjiganti italian Juventus.

Edhe pse kishin paguar 80 milionë euro për afrimin e tij, Chelsea do të ishte në gjendje të pranonte një ofertë prej 65 milionë euro për ta lënë të lirë Havertzin. /Telegrafi/

telegrafi sport app