Chelsea është gati të shtyjë për nënshkrimin e Nico Williams, sipas Gianluca Di Marzio dhe burime të tjera.

Ky është plani i Bluve pasi kanë humbur Michael Olise, i cili po shkon te Bayern Munich.


Ky është një lajm i keq për Barcelonën nëse ata ende mendojnë të shkojnë për anësorin bask.

Chelsea me sa duket është gati të paguajë klauzolën e lirimit të Nicos prej rreth 55 milionë euro, ndërsa Barça duhet të presë para se ta përballojë atë.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, thuhet se do të preferonte më mirë Luis Diaz sesa Nico Williams. Anësori kolumbian, megjithatë, do të kushtonte edhe më shumë se 21-vjeçari, rreth 70 milionë euro.

Nico Williams e përfundoi sezonin e kaluar me tetë gola dhe 16 asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/

telegrafi sport app