LAJMI I FUNDIT:

Chelsea përgatitet të ofrojë tre lojtarë për transferimin sensacional të yllit të Interit

Chelsea përgatitet të ofrojë tre lojtarë për transferimin sensacional të yllit të Interit

Chelsea raportohet se po përgatitet që të tentojë një marrëveshje të shkëmbimit me Interin sipas së cilës tre lojtarë do të largoheshin nga klubi.

‘Blutë e Londrës’ patën një afat kalimtar veror mjaft të ngarkuar, ndërsa në fund ata u detyruan që ta shkurtojnë ekipin e Enzo Marescas që fillimisht kishte 43 lojtarë në dispozicion.

Emra si Romelu Lukaku dhe Conor Gallagaher u shitën nga klubi, ndërsa Raheem Sterling, Trevoh Chalobah dhe Kepa Arrizabalaga u larguan në formë huazimi.


Por sipas një raportimi të ri, Chelsea po planifikon që ta shkurtojë edhe më tej skuadrën  gjatë janarit, me një numër lojtarësh të huaj që pritet të largohen nga klubi.

E përditshmja argjentinase Doble Amarilla ka pretenduar se Chelsea dëshiron të nënshkruaj me Lautaro Martinez për të përforcuar fazën e sulmit.

Është bërë me dije se klubi londinez po konsideronte një ofertë prej 100 milionë eurosh për transferimin e Martinez, i cili ka shënuar 20 gola në tri edicionet e fundit të Serie A.

Sidoqoftë ata tani po eksplorojnë një marrëveshje shkëmbimi aty ku do të përfshihej sulmuesi Mykhailo Mudryk të cilin Chelsea e transferoi për 88 milionë euro nga Shakhtar Donetsk në janar të vitit të kaluar.

Benoit Badiashile dhe Carney Chukwuemeka po ashtu thuhet se janë opsione të mundshme për t’u përfshirë në këtë marrëveshje.

Në ndeshjen e fundit të Interit ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, Martinez u la jashtë formacionit startues për shkak të lodhjes, teksa argjentinasi nuk ka shënuar në tri ndeshjet e para në Serie A këtë sezon./Telegrafi/