LAJMI I FUNDIT:

Chelsea mendon për afatin kalimtar të verës, objektivi Rakitic

Chelsea mendon për afatin kalimtar të verës, objektivi Rakitic
Rakitic gjatë ndeshjes Girona-Barcelona në stadiumin Montilivi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Raportohet se Chelsea është duke bërë gati të lëshojë një ofertë drejt Ivan Rakiticit të Barcelonës.

Por, sipas Sport, oferta e Bluve për yllin korat do të ndodhë gjatë afatit kalimtar të verës dhe jo tani gjatë janarit.

Klubi londinez është duke e monitoruar me kujdes situatën te klubi nga Camp Nou pas nënshkrimit të Frenkie De Jong nga Ajaxi, ku lojtari do t’i bashkohet ekipit gjatë verës.


Ivan Rakitic në tentim për të ndalur Andre Silvan (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Raktic shikohet si lojtari ideal për skemat e Maurizio Sarrit pasi ish-ylli i Sevillas është në nivel si në aspektin mbrojtës ashtu edhe atë sulmues.

Ardhja e një mesfushori në Stamford Bridge është e nevojshme pas largimit të Cesc Fabregas drejt Monacos.

Rakitic dëshiron që Valverde të jetë trajner i Barçës edhe në sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Rakitic dëshiron që Valverde të jetë trajner i Barçës edhe në sezonin e ardhshëm

Në 1632 minuta lojë këtë sezon (18 ndeshje titullar, dy si zëvendësim) në La Liga lojtari ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.

Rakitic e filloi karrierën te Baseli, pastaj vazhdoi te Schalke dhe Sevilla, ndërsa në vitin 2014 iu bashkua Barçës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
Kalo në kategori