Chelsea thuhet se ka vendosur tashmë kontakte për një zëvendësues të mundshëm të Liam Rosenior, pas një serie tejet negative rezultatesh.

Presioni mbi Rosenior është rritur ndjeshëm pasi skuadra e tij humbi pesë ndeshje radhazi në Ligën Premier dhe nuk arriti të shënonte në asnjërën prej tyre.


Rezultati i fundit, humbja 3-0 ndaj Brightonit, u cilësua si “i papranueshëm” dhe “i pambrojtshëm” nga vetë Rosenior, pasi ekipi i tij nuk regjistroi asnjë gjuajtje në portë në stadiumin “AMEX”.

E ardhmja e Rosenior duket e pasigurt dhe RMC Sport raporton se Chelsea ka bërë tashmë kontaktet e para me Andoni Iraolan.

Iraola do të jetë pa ekip këtë verë, pasi ka njoftuar se do të largohet nga Bournemouth në fund të sezonit.

Pas rritjes së ndjeshme të reputacionit të tij te Bournemouth, ai mund të jetë përballë ofertave të rëndësishme dhe Chelsea mund të ndërmarrë hapa konkretë.

Kjo mund të nënkuptojë se Chelsea do të emërojë edhe një tjetër trajner të përkohshëm, përpara se t’ia ofrojë Iraolës postin në mënyrë të përhershme gjatë verës.

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terzic, është një tjetër kandidat kryesor në rast se Rosenior shkarkohet./Telegrafi/

telegrafi sport app