Chelsea eliminon Morecamben për të kaluar në rrethin tjetër të FA Cup

Chelsea ka eliminuar Morecamben në kuadër të 1/16 së finales në FA Cup me rezultat 4-0.
Pas vetëm 18-të minutash lojë, The Blues kaluan në epërsi me një super gol të Madon Mount që u asistua nga Callum Gudson-Odoi.
Blutë nuk u ndalën me kaq dhe arritën që të dyfishonin epërsinë me anë të Timo Wernerit (44'), që pranoi një asistim fantastik nga Kai Havertz.
Pjesa e dytë ishte sërish e dominuar nga Chelsea, që arriti të shënonte edhe dy gola të tjerë.
Ishte Hudson-Odoi ai që e trefishoi epërsinë e skuadrës londineze në minutën e 49-të, e Hakim Ziyech ishte në rolin e asistuesit.
Skuadra që drejtohet nga Frank Lampard shënoi edhe golin e tretë me anë të Kai Havertz (86') që u asistua nga Cesar Azpilicueta.
Chelsea pritet që të mësojë sonte kundërshtarin për rrethin tjetër në FA Cup, trofeut të dytë më të madh në Angli. /Telegrafi/












































