Tottenham Hotspur ka fituar në udhëtim te Chelsea me rezultat 3-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 32-të në Ligën Premier.

Spurs kanë arritur edhe fitoren e pestë radhazi në kampionatin anglez duke bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa Chelsea mbetet mbrapa në garë.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alvaro Morata (30') për Blutë, ndërsa për Tottenhamin shënuan Christian Eriksen (45') dhe Dele Alli (62', 66').

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht mesfushori anglez, Alli, i cili pas dy golave të vlerësuara u notua me 8.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Chelseat, Willy Caballero që u notua me 5.9. /Telegrafi/   Chelsea:

notat chelsea e1522602560762

Tottenham:

notat chelsea 1 e1522602579983

telegrafi sport app