Charlize Theron shkëlqen në New York me një pamje elegante, ndërsa promovon “The Old Guard 2”

Charlize Theron tërhoqi vëmendjen në mënyrë magjepsëse gjatë promovimit të filmit të saj të ri “The Old Guard 2” në New York City.
Aktorja 49-vjeçare u shfaq me një bluzë rozë prej sateni pa shpinë dhe pantallona të zeza elegante, duke dhuruar autografe për fansat e saj në rrugë.
Me stilin karakteristik, Theron kompletoi pamjen me taka dhe aksesorë të thjeshtë, ndërsa buzëqeshte për fotografitë, shkruan DailyMail.
Filmi, që pritet të dalë më 2 korrik 2025 në Netflix, ka kaluar vonesa të shumta për shkak të ndryshimeve të brendshme në platformën e transmetimit.
Charlize luan rolin e mercenares së pavdekshme Andromakë të Skithisë, ndërsa këtë herë filmi do të drejtohet nga Victoria Mahoney.
Në kastin e yjeve rikthehen emra si KiKi Layne, Matthias Schoenaerts dhe Chiwetel Ejiofor, ndërsa Uma Thurman dhe Henry Golding janë mes të rinjve që i bashkohen ekipit.
Në një intervistë të fundit, Theron rrëfeu me humor se fëmijët e saj nuk janë aspak të impresionuar nga karriera e saj dhe madje e krahasojnë me yje të tjerë si Tom Cruise: “Fëmijët e mi nuk kanë asnjë respekt për mua”, tha ajo me të qeshur.
“The Old Guard 2” pritet të sjellë edhe më shumë aksion dhe emocion, me Theron që premton një rikthim madhështor në ekranet e mëdha të Netflix. /Telegrafi/


































































