Çdo mëngjes, ish-modelja e “Victoria's Secret”, Lindsay Ellingson, nxeh ibrikun për ta nisur ditën me një gotë ujë të ngrohtë. Benefitet nga kjo praktikë ajo i ka mësuar nga një specialist i Ayurveda — thuhet se trupi e ka më lehtë të absorbojë ujin e ngrohtë dhe ndihmon gjithashtu në qetësimin e stomakut.
Ky raportim i fundit mbi temperaturën e ujit të pijes ka nxitur goxha huti. Artikuj të ndryshëm shpesh rekomandojnë që njerëzit të pinë ujë të ftohtë pasi që i njëjti ndihmon në djegien e më shumë kalorive.
Por, a ka ardhur koha që t’i hedhim kutitë për akull që i mbajmë në frigorifer dhe të investojmë në ibrikë elektrikë? Dhe kur flasim për shëndetin e mirë dhe humbjen e peshës, a ka rëndësi se a pimë ujë të ngrohtë apo të ftohtë?
“E dimë se kurdoherë që konsumojmë diçka që është ndryshe nga temperatura jonë e qëndrueshme prej 37.16 gradë celsius, trupit tonë i duhet të punojë më shumë”, ka thënë Cassie Vanderwall, nutriciste klinike në UW Health në Madison, Wisconsin.
Uji i ftohtë e detyron trupin të vetë-rregullohet, por pirja e ujit të ftohtë nuk do të ju ndihmojë të humbni në peshë siç kanë premtuar artikujt e deritanishëm.
“Shanset janë shumë minimale”, thotë Leslie Bonci, nutriciste dhe pronare e “Active Eating Advice”. “Nëse pini një gotë ujë të ftohtë, do të digjni tetë kalori shtesë… e nëse pini tetë gota, do të digjini 64 kalori. Që do të thotë se ju nuk digjni as edhe një gjevrek”.
Një studim i vitit 2013 zbuloi se ata persona që pinë ujë shumë të ftohtë kanë përjetuar një rritje prej 30 për qind në metabolizëm, ka thënë Lindsay Malone, eksperte ushqimi e regjistruar në Klinikën Cleveland. Kjo do të thotë se trupi djeg edhe 100 kalori shtesë në ditë nëse njerëzit pinë gjysmë litri ujë të ftohtë.
“Ju padyshim se do të përjetoni humbje peshe nga pirja e ujit më të ftohtë, por duhet ta keni parasysh se peshë humbni vetëm duke pirë ujë në përgjithësi, si të ftohtë, ashtu edhe të ngrohtë”, thotë ajo.
Uji i ngrohtë mund t’ua qetësojë stomakun njerëzve që vuajnë nga sëmundje gastrointestinale, thotë Bonci, por nuk ka dëshmi se ngrohja e ujit e bën më lehtë të absorbueshëm për trupin.
Pavarësisht temperaturës, pirja e ujit ka ndikim pozitiv në shëndetin e përgjithshëm.
“Nëse nuk jeni hidratuar, metabolizmi juaj do të ngadalësohet”, thotë Malone.
Pirja e ujit nuk do ta vë në lëvizje metabolizmin deri në atë masë sa të humbni peshë, thotë Vanderwall. Megjithatë, thotë ajo, pirja e ujit mund të çojë në shprehi më të shëndetshme.
Pirja e ujit në vend të pijeve të gazuara do të thotë se njerëzit konsumojnë më pak kalori. Dhe e njëjta zonë e trurit kontrollon si urinë ashtu edhe etjen.
“Në të vërtetë, nuk ka asgjë të keqe nëse pini më shumë lëngje. Megjithatë, nëse do të pini ujë, mos shpresoni se do të pësoni ndryshime të mëdha në metabolizëm”, ka thënë Bonci. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!