Të kesh një dhomë të çrregullt nuk do të thotë që ke depresion. Por, depresioni mund të rrisë shanset për të pasur një hapësirë të parregullt
E keni vënë re ndonjëherë si ambienti i çrregullt para syve ju ndryshon tërësisht humorin?
Mjedisi fizik ka ndikim të fuqishëm mbi emocionet tona, por a pasqyron ambienti ku ju jetoni dhe punoni çdo ditë, gjendjen tuaj mendore?
E para, ne kemi nivele të ndryshme koncepti për rregullin dhe pastërtinë, por angazhimet e javës, puna, bashkëshorti/ja, fëmijët, shtëpia dhe çdo gjë tjetër që kërkon përkushtim mund ta ulin dëshirën për të bërë punë me “themel”.
Një studim i vitit 2020 zbuloi se sa më e madhe të jetë rrëmuja në një familje, aq më e vështirë bëhet lidhja mes prindërve, fëmijëve dhe të afërmve që ju vizitojnë në shtëpi.
Njerëzit me depresion shpesh kanë pak energji. Kur ju e keni të vështirë të ngriheni nga shtrati, gjëja e fundit që mund të keni dëshirë të bëni është të kaloni fshesën në shtëpi ose të pastroni tualetin. Depresioni përfshin mungesën e interesit për gjërat që më parë mund t’ju jenë dukur të nevojshme.
Një studim i vitit 2021, zbuloi se niveli i rrëmujës në shtëpi ishte tregues i mirëqenies psikologjike te njerëzit. Por, sërish është e vështirë të thuhet se cila vjen e para: depresioni apo prirja drejt rrëmujës.
Nëse po jetoni me depresion, të shohësh një dhomë të çrregullt mund të shkaktojë një ndjenjë mbingarkese ose, më keq, vetëfajësimi për mosmbajtjen pastër të ambientit.
Mos harroni se pastrimi mund të jetë gjithashtu një aktivitet fizik! Pastrimi i dyshemesë, larja e dritareve dhe marrja e pluhurave, të gjitha mund të rrisin energjinë dhe humori do të ndryshojë për mirë, citon Anabel.
Pesë këshilla për të pastruar dhomën edhe kur nuk ju pëlqen:
▪ Vendosni një kohëmatës për një periudhë të shkurtër ( 5–10 minuta) dhe pastroni sa të mundeni
▪ Vendosni muzikë të bukur në sfond ose dëgjoni me kufje një podkast motivues
▪ Bëjeni çështje familjare! Përfshini fëmijët dhe bashkëshortin ose partnerin dhe bëjini punët në ekip
▪ Kthejeni pastrimin në zakon
▪ Shpërbleni veten. Pasi të keni mbaruar punët, mund të shihni një film ose thjesht të flini gjumë e të relaksoheni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës