LAJMI I FUNDIT:

Çfarë tregon mosha juaj kur kishit periodat për herë të parë?

Çfarë tregon mosha juaj kur kishit periodat për herë të parë?

Kur je adoleshente, ardhja e periodave për herë të parë të lumturon nga njëra anë me idenë se po bëhesh grua, por, nga ana tjetër, të frikëson ideja se çfarë do të ndodh me ty do muaj.

Ajo që mund ta mos e keni ditur është se mosha kur vijnë periodat për herë të parë ka një ndikim të rëndësishëm në shëndet.


Kjo fazë e jetës ndikohet nga shumë faktorë, sidomos gjenetika. Kjo shpjegon edhe faktin që ju mund t’ju ketë ardhur cikli në të njëjtën moshë si nëna apo motra.

Sidoqoftë, faktorët mjedisorë dhe pesha e trupit mund të luajnë një rol kyç. Sasia e caktuar e yndyrës në trup është e domosdoshme për prodhimin e hormoneve që çojnë në ciklin e parë, prandaj disa vajza shtojnë pak në peshë para se t’u vijnë periodat për herë të parë.

Kur pesha e trupit është mbi mesataren, cikli mund të vijë në moshë më të hershme se zakonisht. Ekspertët thonë se shtimi i obezitetit në shoqëri mund të jetë arsyeja pse tani vajzave po u vijnë menstruacionet me herët se më parë.

Por, si ardhja në moshë të madhe e ciklit menstrual, ashtu edhe në moshë të vogël kanë anët pozitive dhe negative. Mosha e konsideruar normale është 12 deri në 16 vjeç.

Vajzat të cilave u kanë ardhur periodat para moshës 12 vjeç janë 20% më të rrezikuara të preken nga kanceri i gjirit se ata që u ka ardhur cikli më vonë. Kjo ka të bëjë me ekspozimin ndaj estrogjenit; sa më gjatë të jetë ky ekspozim, aq më i madh është rreziku.

Ardhja e periodave më herët ose më vonë mund të rrisë gjithashtu rrezikun për zhvillim të sëmundjeve të zemrës në moshë më të madhe. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar vitin e kaluar tek revista Circulation. Gjatë studimit hulumtuesit shkencorë monitoruan 1.2 milionë femra, të cilat i ndanë në dy grupe. Vajzat të cilave u kishin ardhur periodat kur ishin 10- vjeç ose 17+ vjeç ishin 27% më të rrezikuara të vuanin nga sëmundjet e zemrës ose të vdisin prej tyre. Ato ishin gjithashtu 20% më të rrezikuara të vdisnin nga ndërlikimet e shkaktuara nga tensioni i lartë i gjakut.

“Gjithçka ka të bëjë me estrogjenin”, thonë ekspertët.

Shëndeti i trurit gjithashtu mund të ndikohet gjithashtu nga ardhja e ciklit menstrual për herë të parë: Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Kalifornisë Jugore kanë zbluar se ardhja e ciklit menstrual para moshës 13 vjeç lidhet me funksionimin më të mirë të trurit pas menopauzës.

Ardhja e ciklit menstrual në moshë të madhe nga ana tjetër ul rrezikshmërinë e kancerit në mitër.

Sa herë keni një ovulacion, mund të ndryshojë indi i vezore, duke rritur kështu gjasat për zhvillim të tumorit. Sa më vonë t’ju vijë cikli menstrual, aq më pak ovulacione keni. (Kjo shpjegon përse pilulat për kontrollin e lindjeve ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit të vezoreve).

E ndërsa besohet se sa më vonë të vijnë periodat, aq më shumë do të zgjasë periudha e fertilitetit, ekspertët shpjegojnë se nuk asnjë lloj ndikimi.

“Ne lindim me miliona vezë. Nuk ka sesi t’i shpërbëjmë të gjitha”, thonë ekspertët.

Përfundimi, edhe nëse ju ka ardhur cikli menstrual në moshën 10 ose 17 vjeç, nuk duhet të frikësoheni se do të prekeni nga kanceri. Ka shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm dhe zhvillimin e sëmundjeve, si ushqyerja shëndetshëm, aktiviteti i rregullt fizik dhe shmangia e duhanit, shkruan Shëndeti.

Në trend Femra

Më shumë
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Mami! Po më dhemb koka!

Mami! Po më dhemb koka!

Prindër dhe fëmijë
Kalo në kategori