LAJMI I FUNDIT:

Çfarë thanë autoritetet ruse për shkakun e vdekjes së Navalnyt?

Çfarë thanë autoritetet ruse për shkakun e vdekjes së Navalnyt?

Vdekja e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny tronditi botën të premten me reagime të shumta nga vendet perëndimore duke fajësuar presidentin rus Vladimir Putin.

Deri më tani nuk është bërë zyrtar shkaku për vdekjen e Navalnyt krejt çka u raportua ishte se ai kishte kolapsuar gjatë një shëtitje në koloninë penale dhe nuk u zgjua më, transmeton Telegrafi.


Siç raportohet, avokatit të Navalnyt si dhe nënës së këtij të fundit i thanë se kritiku i Putinit vdiq nga “sindroma e vdekjes së papritur”, duke mos specifikuar diçka tjetër.

Çfarë po ndodh, nuk është në morg trupi i pajetë i Navalnyt
Lexo po ashtu Çfarë po ndodh, nuk është në morg trupi i pajetë i Navalnyt

Më herët, zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh tha se shkaku i vdekjes së liderit të opozitës ruse nuk ishte përcaktuar ende.

Një ekzaminim i dytë i trupit të Navalnyt është bërë dhe rezultatet, “gjoja” do të jenë të disponueshme javën e ardhshme.

Gjithashtu ende nuk dihet se ku po mbahet kufoma e Navalnyt.

Konfirmohet vdekja e Navalnyt - Putin refuzon t’ia dorëzojë trupin e pajetë nënës
Lexo po ashtu Konfirmohet vdekja e Navalnyt - Putin refuzon t’ia dorëzojë trupin e pajetë nënës

Yarmush ka kërkuar që trupi i 47-vjeçarit t’i dorëzohet menjëherë familjes pasi që autoritetet ruse me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin kanë refuzuar t’i dorëzojnë trupin e pajetë nënës së politikanit, Lyudmila Navalnaya, e cila ishte në morgun e burgut për të identfikuar të birin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori