LAJMI I FUNDIT:

Çfarë tha Putini në fjalimin e tij propagandues prej dy orësh?

Çfarë tha Putini në fjalimin e tij propagandues prej dy orësh?

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim dy orësh sot në Moskë, shkruan BBC.

Gjatë këtij fjalimi si gjithnjë u mundua të bind qytetarët e vendit të tij, se kinse gjithçka është në rregull dhe se është duke punuar që vendin e tij ta bëjë “të përkryer”, transmeton Telegrafi.

Më poshtë ju sjellim disa prej temave që Putini i preku gjatë fjalimit të tij propagandues, që u transmetua drejtpërdrejt nga mediat ruse.


Ai tha se Perëndimi dëshiron ta shoh Rusinë duke “vdekur”, por se sipas tij nuk i kanë bërë mirë “llogaritë” duke ditur “unitetin” e popullit rus.

Gjithashtu paralajmëroi se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë, do të kishin pasoja “tragjike”.

Në anën tjetër, i pari i Kremlinit bëri të ditur se shumica e rusëve “mbështesin” pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, që tani ka hyrë në vitin e tre të luftës.

Si gjithnjë retorika e tij kërcënuese është e pashmangshme sa herë që i jepet rasti të shfaqet në ekranet televizive.

Putin tha se retorika e perëndimit po “kërcënon një konflikt me përdorim të armëve dhe shkatërrim të civilizimit”.

E si formë kërcënimi ai përmendi se armët bërthamore të Rusisë janë në “gatishmëri”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori