Tashmë po zbardhen detaje të reja se si u vra Ismail Haniyeh. Të dhënat e para sugjerojnë se ai dhe truproja vdiqën kur një raketë goditi shtëpinë ku ai po qëndronte në Teheran.
E gjithë vëmendja tashmë në mënyrë natyrale është kah Izraeli, i cili u zotua se do të ndëshkojë të gjithë liderët e Hamasit pas sulmeve brutale të 7 tetorit, në të cilat u vranë rreth 1200 izraelitë dhe të huaj.
Izraeli zakonisht nuk komenton operacionet jashtë vendit, por ky sulm mund të ketë ndjekur të njëjtin model si një operacion izraelit që synoi mbrojtjen ajrore iraniane rreth objektit bërthamor në Natanz më 19 prill.
Aeroplanët izraelitë besohet se kanë lëshuar raketa nga jashtë hapësirës ajrore iraniane, raporton bbc.
Por, ndërsa detajet e sulmit dalin ngadalë, pasojat politike po vijnë gjithashtu në fokus, transmeton Telegrafi.
Më e dukshme është dëmtimi i mundshëm i përpjekjeve të brishta për të negociuar një armëpushim në Gaza.
Ismail Haniyeh mund të mos ketë qenë përgjegjës për ngjarjet e përditshme në terren në Gaza – kjo është fusha e komandantit ushtarak Yahya Sinwar – por, si udhëheqës i Hamasit në mërgim ai ishte një bashkëbisedues kritik në negociatat e ndërmjetësuara nga Katari, SHBA-ja dhe Egjipti.
Zyrtarët amerikanë kishin sugjeruar kohët e fundit se negociatat e armëpushimit mund të kenë sukses së shpejti, megjithëse një takim në Romë fundjavën e kaluar nuk rezultoi me përparim.
Por, tash është jashtëzakonisht e vështirë të shihet se si mund të arrihet ndonjë përparim pas vrasjes së Ismail Haniyeh.
Pse tani?
E gjithë kjo ngre pyetjen: Nëse ky ishte, siç supozojnë të gjithë, një operacion izraelit, pse tani u krye?
Përtej dëshirës për t’u hakmarrë ndaj kujtdo që lidhet me Hamasin, çfarë shpresonte të arrinte Izraeli?
Ministria e Jashtme e Turqisë ka përmbledhur tashmë reagimin e mundshëm të shumë njerëzve në rajon.
“Është zbuluar edhe një herë se qeveria e [kryeministrit izraelit Benjamin] Netanyahu nuk ka ndërmend të arrijë paqen”, thuhet në një deklaratë.
Në Ramallah, selinë e Autoritetit Palestinez, lajmi për vdekjen e 62-vjeçarit është pritur me shqetësim.
“Po hap derën e ferrit”, tha për BBC-në, Sabri Saidam, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të partisë në pushtet, Fatah.
Saidam tha se ka ndjenja të përizera – tronditje dhe zemërim.
“Izraeli nuk po synonte vetëm jetën e Ismail Haniyeh”, tha ai dhe shtoi se “por, edhe jetën e çdo njeriu në rajon. Izraeli ka vrarë të gjitha shpresat dhe aspiratat për një fund të armiqësive”.
Fatah dhe Hamasi kanë qenë prej kohësh rivalë, ndonjëherë rivalë të përgjakshëm. Por, Saidam hodhi poshtë me forcë sugjerimin se Fatah mund të përfitonte nga vdekja e liderit të Hamasit.
“Në politikën palestineze kurrë nuk ka ekzistuar ndjenja se mund të udhëheqësh pas eliminimit të kundërshtarëve”, tha ai dhe shtoi se “nëse ka ndonjë gjë, kjo krijon më shumë pakënaqësi dhe më shumë fërkime”.
Një protestë është thirrur në Ramallah dhe në të gjithë Bregun Perëndimor.
Dyqanet janë mbyllur dhe po mbahet një marsh proteste që mund të jetë një moment i vështirë për Autoritetin Palestinez në Ramallah.
Sondazhi më i fundit i opinionit tregoi se Ismael Haniyeh ishte dukshëm më popullor se presidenti i moshuar palestinez, Mahmud Abbas.
Koha e vrasjes së Haniyeh sugjeron se kjo ishte një pjesë më e gjerë e hakmarrjes së Izraelit për sulmin me raketë të Hezbollahut që vrau 12 fëmijë dhe të rinj druze në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli të shtunën – hakmarrje që përfshinte vrasjen e një komandanti të lartë të Hezbollahut në Bejrut.
Izraeli kishte paralajmëruar se përgjigja do të jetë e ashpër.
Zyrtarët izraelitë theksojnë rregullisht se Irani është lidhja e të ashtuquajturit “harku i rezistencës” në Lindjen e Mesme, i cili përfshin Hezbollahun në Liban, Hamasin në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe Houthit në Jemen.
Pasi i dha një goditje Hezbollahut në Bejrut (dhe së fundmi Houthi-ve në Hodeidah), vrasja e liderit të Hamasit në Iran dërgon një mesazh rrëqethës për grupet militante dhe mbështetësit e tyre iranianë: Izraeli mund dhe do të vijë pas jush, kudo që të jeni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolitikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht