Çfarë do të ndodhte po të mund ta përdornit 100 përqindëshin e kapacitetit të trurit tuaj
A e keni menduar ndonjëherë këtë pyetje: çfarë do të ndodhte nëse do të mund ta përdornim tërë kapacitetin e trurit?
Kjo pyetje ishte parashtruar edhe në forume të ndryshme botërore, ndërsa Telegrafi ju sjellë një përgjigje nga Yohan John.
Ideja se ne mund ta përdorim vetëm 10 përqindëshin e trurit tonë është mit i dëmshëm. Truri është gjithmonë aktiv. Mund të duket paksa më e kuptueshme nëse themi se ne e përdorim 100 përqindëshin e trurit gjatë gjithë kohës, por edhe kjo është paksa keqkuptuese.
Megjithatë, që të dyja nga këto teori nuk janë krejtësisht gabim.
Funksioni i trurit varet më shumë nga kualiteti i aktiviteteve të ndryshme sesa nga kuantiteti i aktiviteteve. Mënyra e funksionimit të trurit ndryshon varësisht nga ajo çfarë jeni duke bërë, prandaj disa neurone apo grupe të neuroneve bëhen më aktive kur tjerat bëhen joaktive. Aktivizimi i të gjitha neuroneve do të ishte si ta shtypni gazin dhe frenin e veturës në të njëjtën kohë – pra jo një ide aq e mirë.
Do të ishte e rrezikshme nëse shumë neurone ngacmuese do të bëheshin aktive njëkohësisht. Hiperaktiviteti i grupeve të neuroneve është i ndërlidhur me epilepsinë dhe disa çrregullime tjera neurologjike. Kur njerëzit thonë se jeni duke e përdorur vetëm një fraksion të trurit, ata janë duke e dhënë një ide tejet të arsyeshme se ne nuk jemi duke e realizuar potencialin tonë të plotë si njerëz.
Por, përmirësimi i mendimeve dhe sjelljeve tona nuk është çështje e amplifikimit të aktivitetit neural. Në vend të kësaj, është më shumë rreth krijimit të sistemeve të reja dhe fitimprurëse të sjelljes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri
Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'