Në rast se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, humb zgjedhjet dhe nuk pranon të dorëzojë pushtetin, të njëjtit njerëz që janë kujdesur për sigurinë e tij, do të jenë ata që do ta përcjellin jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe nuk do të ketë kurrfarë mundësie ta ndalë këtë proces, shkruan Newsweek.
“Skenarët për të cilët kemi biseduar me burimet janë hipotetike”, shkruan Newsweek, duke shtuar se asnjë medie deri më tani nuk ka publikuar rezultatin përfundimtar dhe se po vazhdon numërimi i fletëvotimeve, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, duke parë të dhënat më të fundit Trump është më afër humbjes në garën për një mandat tjetër – për president të Shteteve të Bashkuara.
“Kurrë nuk ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë, pasi që të shter të gjitha mundësitë ligjore lidhur me zgjedhjet”, shkruan Newsweek.
Madje kjo medie amerikane ka analizuar se çfarë do të ndodhte në rast se një president nuk ia dorëzon postin një tjetri – që kurrë më parë nuk ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara dhe nuk ekziston ndonjë rrezik se një gjë e tillë mund të ndodhë në janar.
Megjithatë, ekziston plani për raste të tilla, që do të parandalonin krizën e tranzicionit të pushtetit. Në rast se Trump apo kushdo të ishte president do të humbte zgjedhjet dhe do të tentonte ta mbante postin, të njëjtit zyrtarë që atë president e kanë ruajtur do të detyroheshin ta shoqërojnë jashtë Shtëpisë së Bardhë.
“Shërbimi Sekret do ta shoqëronte deri jashtë Shtëpisë së Bardhë, do të silleshin me të sikur me çdo person tjetër”, ka deklaruar për Newsweek një ish-zyrtar i kyçur në procesin e tranzicionit të pushtetit mes ish-presidentit Barack Obama dhe Donald Trumpit.
A do të merrte pjesë Trump në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri apo jo, është “irelevante”, shkruan Newsweek. Nga ky pozicion Trump do t’i humbte të gjitha privilegjet e transportit, siç është aeroplani presidencial Air Force One apo limuzina e blinduar e presidentit, që ndryshe njihet si “Bisha”.
Pas bartjes së kompetencave tek presidenti i ri “Bisha nuk i përket më atij as edhe Air Force One, e lëre më Shtëpia e Bardhë”, ka deklaruar për Newsweek ish-eksperti i Inteligjencës dhe anti-terrorizmit pranë marinës amerikane, Malcolm Nance.
I tërë sistemi është menduar të funksionojë pavarësisht se kush është në Shtëpinë e Bardhë në atë moment.
“Tranzicioni është i automatizuar. Nuk ekziston ndonjë lëvizje që do të mund të kryhej. Nëse nuk ka ndonjë post që i është caktuar, ai largohet”, ka shtuar Nance.
Në thelb do të ndodhë ajo që sistemi e përcakton pavarësisht në atë nëse ai do të pajtohej apo jo. Trump gjithashtu që është në disavantazh dhe po rrezikohet të humb statusin e Komandantit Suprem, nënkupton se Pentagoni nuk mund t’i dalë në ndihmë nëse Biden betohet për president.
“Në momentin që bën betimin presidenti i ri, bëhet Komandanti Suprem i ushtrisë amerikane. Ish-presidenti nuk mban kurrfarë fuqie kur bëhet fjalë për forcat e armatosura të SHBA-së”, ka deklaruar eksperti për Newsweek. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ku është ‘Fito’? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën