LAJMI I FUNDIT:

Çfarë simbolizon festivali Lag B’Omer që shkaktoi dhjetëra viktima në Izrael

Çfarë simbolizon festivali Lag B’Omer që shkaktoi dhjetëra viktima në Izrael

Festivali Lag B’Omer është një festë fetare hebraike vjetore që shënon përvjetorin e vdekjes së një rabini me ndikim që vdiq rreth XIX shekuj më parë.

Është ngjarja më e madhe vjetore publike e mbajtur në Izrael, shkruan cnn.


Pamje të reja të rënda arrijnë nga Izraeli: Njerëz të mbytur, të lënduarit që kërkojnë ndihmë
Lexo po ashtu Pamje të reja të rënda arrijnë nga Izraeli: Njerëz të mbytur, të lënduarit që kërkojnë ndihmë

Rabini Shimon Bar Yochai ishte një i mençur dhe dijetar i shekullit të II-të, të cilin shumë njerëz e konsiderojnë se është autori i Zohar, veprës që shërben si tekst themelor në misticizmin hebre.

Çdo vit, hebrenjtë ortodoksë udhëtojnë në një numër të madh në qytetin Meron dhe festojnë duke ndezur zjarre dhe duke kënduar e vallëzuar në malin Meron, ku besohet të jetë varrosur rabini, deri në orët e para të mëngjesit, transmeton Telegrafi.

Një tjetër traditë kryesore i sheh prindërit që sjellin djem të cilët kanë arritur moshën 3-vjeçare në varrin e Shimon Bar Yochai për prerjen e tyre të parë. Festivali u shkurtua kryesisht vitin e kaluar për shkak të kufizimeve të coronavirusit.

Pelegrinët izraelitë përshkruajnë tmerrin që përjetuan gjatë tragjedisë: Mendova se do vdisja, pashë fëmijë nën trupin tim
Lexo po ashtu Pelegrinët izraelitë përshkruajnë tmerrin që përjetuan gjatë tragjedisë: Mendova se do vdisja, pashë fëmijë nën trupin tim

Pavarësisht thirrjeve nga ministria izraelite e shëndetësisë që këshillojnë njerëzit të mos vijnë, turma të mëdha ende u dyndën në Meron.

Zakonisht vetëm hebrenjtë ortodoksë bëjnë pelegrinazh në Meron, megjithëse hebrenjtë laikë në të gjithë Izraelin marrin pjesë duke ndezur zjarre. /Telegrafi/