Çfarë shkruante Shekspiri për çrregullimin e stresit post-traumatik që në shek. XVII

“Otello”, nga Shekspiri, ka qenë prej kohësh i kuptuar si një dramë mbi racën, dashurinë dhe xhelozinë. Por është gjithashtu një dramë mbi ushtarët që përjetojnë atë që tani e quajmë çrregullim i stresit post-traumatik (PTSD)
Në mars 1947, një gjykatës në Bronx, New York, mendoi po kështu kur dënoi një ushtar nga lufta me dënim të shkurtuar burgimi. 23-vjeçari ishte kthyer nga Lufta e Dytë Botërore pas katër vitesh luftimi në Europë dhe ishte i bindur se gruaja e tij e re e kishte tradhtuar dhe përfundoi duke e vrarë atë.
Kur mbërritën policët në vendin e ngjarjes, ushtari “ishte në gjendje plogështie dhe dukej se nuk e kuptonte se gruaja e tij ishte e vdekur.” Para se të dilte në gjyq, ai u dërgua në spital për një vlerësim psikiatrik. Gjyqtari krahasonte veprimin e ushtarit me atë të Otellos dhe shkurtoi dënimin e tij me burgim.
Shekspiri ka paraqitur PTSD-në tek “Otello” përmes veprimeve dhe simptomave të personazhit pas shumë vitësh në luftë. Otello tregon shenja të stresit post-traumatik, si shpërthime të zemërimit, paranojë, depresion dhe sulme epileptike. Ai vuajti nga traumat e luftës, gjë që e çoi në xhelozi dhe dhunë ndaj Desdemonës.
Shekspiri përdor gjithashtu karaktere si Lady Percy në “Henry IV” për të ilustruar simptoma të ngjashme me PTSD-në, duke përfshirë ankthin dhe ndjenjën e pafuqisë, shkruan The Atlantic.
Termi PTSD hyri në fjalor vetëm në fillim të viteve 1980, pas Luftës së Vietnamit. Luftërat e mëparshme kishin emra të tjerë për të, si: lodhja e betejës, zemra e ushtarëve, neuroza e luftës, tronditje nga granatat.
Njerëzit sot mund të përjetojnë PTSD edhe prej traumave të tjera të rëndësishme. Disa nga shkaktarët e zakonshëm të PTSD-së përfshijnë abuzimin fizik ose seksual, aksidentet e rënda, dëshmimin e krimeve të dhunshme, fatkeqësitë natyrore si përmbytjet ose tërmetet dhe humbjen e një personi të dashur. Po ashtu, trauma e ndodhur gjatë fëmijërisë, si neglizhenca ose braktisja, mund të shkaktojë pasoja afatgjata.
Shumë individë gjithashtu mund të zhvillojnë PTSD për shkak të ngjarjeve të përditshme, si presioni ekstrem në punë, përvojat e rënda të diskriminimit, ose dëshmimi i një akti të dhunshëm, siç mund të ndodhë në situata të luftërave civile apo terrorizmit.
Trajtimi i PTSD-së ka përparuar shumë gjatë dekadave, por ende mbetet një sfidë për shumë individë që përballen me pasojat e traumave të luftës dhe shkaktarët e tjerë të çrregullimit, citon Anabel.
Siç tregon edhe historia e Otellos, ndikimi i traumës psikologjike ka qenë gjithmonë i pranishëm dhe mbetet një temë e rëndësishme në kuptimin e natyrës njerëzore dhe pasojave të luftës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq