Çfarë shkroi Epstein për Gates: Ka sëmundje të transmetueshme seksualisht pas seksit me ruset

Në dokumentet e sapo publikuara lidhur me pedofilin Jeffrey Epstein përmenden edhe emra të njohur, përfshirë atë të Bill Gates.
Sipas këtyre dokumenteve, në një prej email‑eve të publikuar, Epstein pretendon se Bill Gates – bashkëthemeluesi i Microsoftit dhe një nga njerëzit më të pasur në botë – kishte kërkuar ilaçe për të trajtuar një sëmundje të transmetueshme seksualisht, që sipas tij e kishte marrë pas kontaktit seksual me “ruset”.
Në dokumente, që përfshijnë edhe shkëmbime e‑mailesh të Epsteinit me vete nga viti 2013, ai shkruan se kishte qenë i përfshirë në disa çështje personale që ai i përshkruan si “moralisht të papërshtatshme” dhe “etikisht jo të duhura” në lidhje me Gates.
Në njërin prej këtyre email‑eve, Epstein pretendon se Gates e kishte lutur që të fshinte mesazhe rreth sëmundjes së tij, si dhe të ndihmonte fshehurazi me antibiotikë që ai do t’ua jepte së shoqes së tij atëherë, Melinda Gates, shkruan thetimes.
Epstein gjithashtu përmend përfshirjen e tij në situata që përfshinin takime me gra të martuara dhe çështje të tjera sensuale, duke e përshkruar gjithë këtë si “dështim moral”.
Zëdhënësi i Bill Gatesit reagoi ndaj këtyre pretendimeve duke i quajtur “absolutisht absurde dhe tërësisht të rreme”, duke theksuar se email‑et reflektojnë vetëm zemërimin e Epsteinit dhe përpjekjet e tij për të komprometuar Gatesin.
Këto pretendime janë pjesë e një trupi të madh dokumentesh - rreth 3 milionë faqe - të cilat janë bërë publikë nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA si pjesë e zbardhjes së dosjeve të Epsteinit. /Telegrafi/













































