Pas disa muajsh, sot në Bruksel takohen kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell.
Analistët vendor nuk besojnë që ky takim do të sjell ndonjë epilog duke shprehur skepticizëm për arritjen e një përparimi të rëndësishëm, gjersa kritikojnë edhe qasjen e BE-së, se ndërmjetësi Miroslav Lajçak ka favorizuar kërkesat e Serbisë.
Analisti politik, Gazmir Raci, për Telegrafin ka thënë se sot do të duhej që përfundimisht Bashkimi Evropian të ofronte një plan sekuencimi të balancuar për zbatimin e planit franko – gjerman dhe aneksit të Ohrit, përndryshe, nëse nuk e bën një gjë të tillë, siç tha ai “edhe ky takim do të jetë i dështuar sikur gjitha takimet brenda këtyre tre viteve të fundit”.
Raci tha se ndërmjetësi Lajçak fatkeqësisht brenda këtyre tre vjetëve ka insistuar që të zbatojë vetëm kërkesën e Serbisë e që është themelimi i Asociacionit.
“E kanë ndëshku Kosovën me masa sanksionuese, edhe pse Kosova u sulmua nga grupi terrorist i Radoiçiqit i mbështetur nga Serbia. Në anën tjetër Serbia jo që nuk zbatonte marrëveshjen, ajo depononte edhe letra zyrtare kundër planit franko-gjerman dhe aneksit të Ohrit me Bruksel dhe vazhdon të përkëdhelet, nuk ndëshkohet dhe po ec rrugën e saj pa pengesa nga ana e Bashkimit Evropian”, vlerësoi ai.
Ndër të tjera Raci kërkoi që Bashkimi Evropian të ndryshojë qasje karshi Kosovës.
“Është hipokrizi e llojit vetë që të duhej urgjentisht Bashkimi Evropian ta ndryshonte këtë qasje, po kjo qasje mund të ndryshohet vetëm nga Komisioni i Ri i Bashkimit Evropian, që pritet të fillojë punën nga shtatori i këtij vitit… Në fund të fundit BE-ja nuk është me majtë anë, BE është me gjet zgjidhje për të dyja palët njëkohësisht”, tha ai.
Raci theksoi se nëse ky Komision i BE-së bashkë me përfaqësuesin Lajçak nuk gjejnë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët atëherë ky ndërmjetës dhe ky komision që po shkon, ka dështu në dialogun Kosovë-Serbi.
Edhe Arton Demhasaj në një prononcim për Telegrafin thotë se nuk beson që do të ketë ndonjë epilog më të mirë se sa në takimet tjera.
“Kemi që katër vite që kanë ndodh takimet, e po ashtu kanë ndodh dhe dy marrëveshje që janë dakorduar dhe janë pranuar, e në anën tjetër nuk kemi pas ndonjë vendim… nuk besoj që do të ketë ndonjë efekt ky takim në zbatim të pikave të caktuara të marrëveshjes. Duke u bazuar edhe në atë që ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që nuk pranon me implementu pjesën e marrëveshjes që mund të veprohet në mënyrë reciproke”, ka thënë Demhasaj.
Për takimin e sotëm, Bashkimi Evropian tashmë ka publikuar agjendën, ku përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak fillimisht do të zhvillojnë takime ndaras me liderët dhe më pas do të ketë takim trepalësh, duke filluar nga ora 15:00.
Ndërkaq, takimi i fundit që patën zhvilluar kryeministri Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ishte në fillim të muajit shtator të vitit të kaluar (2023).
Ndryshe, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE), ka qenë një proces i gjatë dhe kompleks që synon të arrijë një marrëveshje të qëndrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

"Trump do dëbojë mbi 1.800 shqiptarë nga SHBA!" Ministri Hasani rrëfen prapaskenat: Ja pse ndodh

Njohja nga Sudani hap debatin në Kosovë – merita e Osmanit apo ndikim i Erdoganit?

Shpërthen zjarri në afërsi të Muzeut të Kosovës

Vdes një 22-vjeçar nga Malisheva pas lëndimeve në vendin e punës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit