Reperi Young Zerka solli një rrymë ndryshe të këndimit në vendin tonë.

Nga mënyra se si këndon ai ngjason me një xhamajkan, teksa stili i të kënduarit të tij reggae po pëlqehet mjaft shumë.


Young Zerka, njihet për bashkëpunime me këngëtarë të ndryshëm, ai së fundmi ka publikuar këngën e titulluar “Habibi” në bashkëpunim me DJ Flow.

zerka A po vijnë me bashkëpunim Zerka dhe Lori?

Mirëpo në rrjetin social Instagram ai së fundmi ka publikuar një fotografi me këngëtaren e njohur Lori. Se a do të ketë bashkëpunim edhe me Lorin mbetet të shihet, por natyrisht se do të ishte një projekt atraktiv. /Telegrafi/