Çfarë po ndodh me OpenAI? Tetë arsyet që mund të kenë shkaktuar tërmetin në kompaninë e Inteligjencës Artificiale
Sam Altman është shkarkuar nga të qenit CEO në kompaninë OpenAl.
Mediat raportojnë se bordi ka dalë me një njoftim rreth shkarkimit të Altman, me arsyen se ai nuk ishte i sinqertë në komunikimet me bordin dhe kjo e pengoi të ushtrojë përgjegjësitë e tij.
Pas këtij lajmi, ekzistojnë teori nga më të ndryshmet se çfarë mund të ketë ndodhur në këtë kompani, shkruan techcrunch.
1. Një prej teorive që po mbizotëron në botën e teknologjisë është fakti se Altman nuk e raportoi një marrëveshje të madhe tek bordi drejtues i kompanisë. Madje thuhet se një prej faktorëve me ndikim ishte edhe kompania Microsoft, pasi mund të kishte një marrëveshje të fshehtë mes 38-vjeçarit dhe kompanisë së Bill Gates.
2. Thuhet se mund të mos jenë pajtuar për ndonjë strategji afatgjate, sepse OpenAl e shet një produkt të shtrenjtë me çmime të volitshme dhe kjo rezulton në shuma të mëdha parash, për të cilat nuk kanë mundur të pajtohen me tashmë të shkarkuarin.
3. Ekziston mundësia që miliarderi amerikan po bënte investime personale në një mënyrë për të cilën bordi nuk ishte dakord.
4. Mund të ketë qenë edhe incident i madh sigurie apo privatësie. Kjo për faktin se mund të ketë pasur keqpërdorim të të dhënave personale, por kjo u kundërshtua nga ushtruesja e detyrës të CEO, Mira Murati.
5. Ndryshe Altman thuhet se mund të ketë bërë presion ndaj kompanisë për ndryshimin e filozofisë dhe funksionimit të Al, pasi ai kishte pasion për inteligjencën artificiale që arrin intelekt dhe shkathtësi të ngjashme me njeriun.
6. Mund të kenë pasur keqkuptime edhe për përgjegjësinë e të drejtës së autorit, pasi produkti është i ndërtuar mbi një grup të dhënash që përfshijnë vepra të mbrojtura nga e drejta e autorit.
7. Grusht shtet nga Mira Murati? “Ndoshta jo, ajo duket e lezetshme. Gjithsesi shtrohet pyetja cili CTO dëshiron të jetë CEO. Mira, përgjigju email-it tim”, tha Altman.
8.A ishte çështje personale? Kur dikush dëbohet me nxitim, nuk është e pazakontë që të ketë pasur sjellje joprofesionale në vendin e punës. Kjo për faktin se Altman u akuzua edhe nga motra e tij për abuzim. Sidoqoftë e vërteta e plotë nuk dihet ende, por pas një takimi dihet se kompania është mirë dhe së shpejti do të bëhen me CEO të ri. /Telegraf/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBloomberg shkruan se Kina mendon shitjen e mundshme të TikTok te Musk, Pekini i quan raportimet 'trillim të pastër'
Është vendosur si do të quhet iPhone i ri
Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg
A do të jenë në gjendje përdoruesit e TikTok-ut ta përdorin aplikacionin pas një ndalimi të mundshëm?
Roboti që mund të jetë një “ndryshim i lojës” për fermerët e moshuar japonezë
Toshiba Tecra A11
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send
A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici
Real Madridi e ka zgjedhur trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin nëse shkarkohet
Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë