LAJMI I FUNDIT:

Çfarë po ndodh me Ballistin – flet ministrja serbe e Drejtësisë

Çfarë po ndodh me Ballistin – flet ministrja serbe e Drejtësisë

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburevic, në një intervistë për gazetën “Blic” më 2 janar 2018 ka folur edhe për ekstradimin e shqiptarit Ballist Morina, i cili mbahet në Kroaci.

Kuburevic tha se tani për tani nuk ka informacione nëse dhe kur, homologu i saj kroat do të marrë një vendim përfundimtar për ekstradimin e Ismal Morinës apo as nëse Kroacia do ta japë apo jo, pëlqimin për ekstradimin.

Por, duke vënë në dukje se nuk ka një afat në të cilin Ministri i Drejtësisë duhet të veprojë pas një vendimi të formës së prerë në kushtet për ekstradim, Kuburevic tha se ajo beson se në çdo rast kjo duhet të ndodhë brenda një viti që nga paraburgimi i personit.

Morina është në paraburgim në Dubrovnik që nga qershori 2017 kur u arrestua pas një urdhër-arresti serb për shkak të hetimit të zhvilluar në Beograd lidhur me ndeshjen Serbi-Shqipëri në nëntor 2014; Morina shkaktoi incident me flamurin e Shqipërisë së Madhe, që e valëviti me dron mbi stadium gjatë ndeshjes.

Ai akuzohet se ka kryer një vepër penale të lidhur me urrejtjen racore, fetare dhe kombëtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori