Çfarë po e pengon transferimin e Donnarummas te Manchester City, ndërsa klubi dorëzon dokumentet e marrëveshjes?

Gianluigi Donnarumma pritet të përfundojë një transferim te Manchester City, pavarësisht se afati i fundit i verës për transferime u mbyll pa një njoftim zyrtar.
Sipas raportimeve, portieri italian do t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolës me një kontratë pesëvjeçare dhe një opsion për zgjatje njëvjeçare.
Marrëveshja për Donnarumma pritet të përfundojë për një tarifë rreth 30 milionë euro. Në Ligë Premier, klubet mund të dorëzojnë një ‘fletë marrëveshjeje’ për çdo transferim të mundshëm, duke lejuar një periudhë të shkurtër pas afatit për finalizimin e dokumentacionit. Manchester City ka dorëzuar tashmë dokumentet për të formalizuar marrëveshjen.
Raportohet gjithashtu se portieri brazilian Ederson do të largohet nga Man City për t’u transferuar te Fenerbahce, duke e lënë Donnarumma me shumë gjasa si numrin një të skuadrës, pavarësisht mbërritjes së James Trafford nga Burnley më herët këtë verë.
Afati i transferimeve në Turqi nuk mbyllet deri më 12 shtator, gjë që i jep Fenerbahces kohë shtesë për të finalizuar marrëveshjen me Edersonin, por kjo nuk pritet të pengojë Man Cityn në përfundimin e transferimit të Donnarummas.
Duke ardhur nga Paris Saint-Germain, Donnarumma ka një karrierë të pasur ndërkombëtare dhe pritet të sjellë eksperiencën dhe sigurinë e nevojshme për portën e Man Cityt. /Telegrafi/






































