Një dokument i diskutueshëm i përgatitur nga anëtarët republikanë të Kongresit akuzon zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara për abuzim të autoritetit të tyre të përgjimit gjatë hetimit për ndërhyrjen e Rusisë.
Një raport i klasifikuar prej tre faqe e gjysmë, i shkruar nga republikanët në Komisionin e Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve, u publikua të premten pasi Presidenti Donald Trump autorizoi deklasifikimin e tij.
Çfarë pohon raporti
Pretendimi kryesor i raportit është se Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe FBI-ja kanë marrë në mënyrë të gabuar një sërë urdhërash përgjimi elektronik për ish-bashkëpunëtorin e fushatës Trump, Carter Page, si pjesë e hetimit për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.
Page shërbeu si këshilltar i politikës së jashtme për fushatën Trump dhe u vu nën dyshimin e zbulimit amerikan pasi udhëtoi për në Moskë dhe u takua me zyrtarët rusë.
Përgjimi nga FBI-ja i spiunëve të huaj dhe objektivave të tjera të huaja në Shtetet e Bashkuara mbikëqyret nga një gjykatë sekrete e njohur si Gjykata e Vëzhgimit të Inteligjencës së Huaj (FISC). Për të marrë një urdhër nga gjykata, FBI-ja duhet të japë dëshmi se objektivi është një autoritet i huaj ose një agjent i një qeverie të huaj.
Në rastin e zotit Carter, raporti pretendon se FBI-ja u mbështetet kryesisht në informacionin nga një dosje kërkimore e përpiluar nga një ish-oficer i inteligjencës britanike për fushatën zgjedhore të rivales së zotit Trump, Hillary Clinton. Byroja e përdori informacionin në kërkesën e saj fillestare për të marrë lejen e përgjimit në tetor 2016, pasi zoti Page ishte larguar nga fushata si dhe tre kërkesa të mëvonshme të rinovimit për përgjim.
Sipas raportit, autori i dosjes, Christopher Steele, ishte një burim i vjetër i FBI-së, i cili u pagua nga fushata Clinton dhe Komiteti Kombëtar Demokrat, nëpërmjet firmës ligjore Perkins Cole dhe firmës kërkimore Fusion GPS, për të “marrë informata dëmtuese për lidhjet e Donald Trumpit me Rusinë “.
Ai është akuzuar gjithashtu për mbajtjen e një qëndrimi të njëanshëm anti-Trump gjatë fushatës, duke i thënë një zyrtari të lartë të Departamentit të Drejtësisë dy muaj përpara zgjedhjeve se ai “dëshironte shumë që Donald Trumpi të mos zgjidhej president”. Presidenti Trump i ka quajtur akuzat e dosjes për lidhjet e tij personale dhe financiare me Rusinë një “Grumbull Plehrash të Trilluara nga Hillary”.
Por, ndërsa dosja përbënte një “pjesë thelbësore” të kërkesave për përgjimin e zotit Page, zyrtarët e FBI-së dhe të Departamentit të Drejtësisë nuk deklaruan se informacioni kryesor ishte financuar nga demokratët “edhe pse origjina politike e dosjes së Steele-it ishte e njohur për zyrtarët e lartë të Departamentit të Drejtësisë dhe të FBI-së”.
“Qeveria kishte të paktën katër mundësi të pavarura përpara gjykatës FISC për të dhënë me saktësi faktet relevante”, thuhet në raportin e republikanëve. “Megjithatë, përfundimet tona tregojnë se … informacioni i rëndësishëm dhe relevant nuk u përmend”.
Për të mbështetur pretendimin e tyre se dosja ishte elementi kryesor për marrjen e urdhrave të përgjimeve, republikanët përmendën një dëshmi të dhjetorit 2017 nga ish-zëvendësdrejtori i FBI-së Andrew McCabe se “pa informacionin e dosjes”, nuk do të ishte kërkuar ndonjë urdhër përgjimi.
Demokratët në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët u përpoqën pa sukses të bllokonin publikimin e raportit, e kritikuan dokumentin për “gabime serioze”.
Në një deklaratë, Adam Schiff, demokrat i lartë në Komisionin e Zbulimit, tha se FBI-ja “nuk do të kishte përmbushur përgjegjësinë e saj për të mbrojtur vendin nëse nuk do të kishte kërkuar një urdhër FISA (Ligji për Vëzhgimin e Zbulimeve të Huaja)”.
Çfarë nuk thotë raporti
Ndërsa raporti thotë se kërkesa për urdhrat e përgjimit mbështetej në informacione të pabazuara nga dosja e ish-agjentit Steele, ai nuk thotë pjesën tjetër të provave që FBI-ja mund të ketë paraqitur për të marrë urdhrat. Një kërkesë për të siguruar një urdhër përgjimi FISA zakonisht përmban burime të shumëfishta informacioni të klasifikuar për të përcaktuar “kauzën e mundshme” që objektivi i një përgjimi të propozuar punon për një qeveri të huaj.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm Alberto Gonzales tha se një pyetje kyçe që mbetet pa përgjigje në raport është nëse ka patur të dhëna të tjera të përdorura në kërkesë që ishin të mjaftueshme për të justifikuar miratimin e përgjimit.
“Ka shumë pyetje të ngritura nga informatat që unë do të doja të merrja përgjigje”, i tha Gonzales Zërit të Amerikës.
Përpara publikimit të raportit Presidenti Trump shkruante në Twitter: “Udhëheqja e lartë dhe hetuesit e FBI-së si dhe Departamenti i Drejtësisë e kanë politizuar procesin e shenjtë hetimor në favor të demokratëve dhe kundër republikanëve, gjë që, vetëm pak kohë më parë do të kishte qenë e pamendueshme.”
Por, raporti nuk akuzon drejtpërsëdrejti drejtuesit e lartë të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë për ndonjë shkelje megjithëse thotë se zyrtarë të lartë, përfshirë ish-drejtori i FBI-së James Comey, ish Zëvendës Prokurorja e Përgjithshme Sally Yates dhe Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein kanë nënshkruar kërkesat për përgjime.
Gonzales tha se zyrtarët e lartë që nënshkruajnë kërkesat e FISA-s nuk lexojnë gjithmonë çdo fakt të përfshirë në to. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025