Çfarë normaliteti ka kur tërë aparati shtetëror pengohet nga qytetarët?

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se i ka ardhur keq që kryeministri Isa Mustafa u ndalua të shkonte në veri të vendit.
“Për herë të parë jam ndier keq si qytetar i Kosovës, kur një kryeministër nuk lejohet nga qytetarët e Kosovës të vizitojnë një punë të mirë që e ka bërë KFOR-i, një investim 400 mijë euro. Për herë të parë kam thënë se ky ministër, a ja vlen të jetë ministër i Kosovës, sepse aty ka qenë edhe Ministri i Mbrotjes dhe ai i Brendshëm. Nëse tërë aparati shtetëror pengohet nga qytetarët çfarë normaliteti ka?”, pyeti deputeti i AAK-së.
Lekaj ka thënë se pavarësisht që Mustafa tha që shkoi atje, pavarësisht pengesave, kjo gjë tregon se nuk ka normalitet në tërë territorin e Kosovës.
“Kryeministri thotë se ne nuk kemi pasur pengesë, ka pasur pengesë pasi e ka zgjedh rrugën nëpër male. Mirë q ka shkuar, por është për të ardhur keq që një kryeministër kërkon liberalizimin e vizave, e në Kosovë një kryeministër nuk është i lirë të shkel në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Lekaj në Orën e Fundit në Klan Kosova.




















































