Ja cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të çdo shenje.
Dashi
Nënat e shenjës së Dashit dallojnë për vetëbesimin, fuqinë dhe për faktin që janë të patrembura. Por nga ana tjetër, ato kanë tendencën të kenë shpërthime zemërimi, të sillen si të jenë në një garë dhe të mendojnë se e gjithë bota rrotullohet rreth tyre.
Demi
Nënat e shenjës së Demit janë të qëndrueshme, me shije të mirë dhe shumë punëtore. Megjithatë, shpesh bien pre të vaniteteve, materializmit dhe luhatjeve të humorit.
Binjakët
Rinore dhe mendjehapur, nënat e shenjës së Binjakëve përshtaten me lehtësi, janë kreative dhe mjaft origjinale. Megjithatë, ato kanë tendencën të jenë të paqëndrueshme, kontradiktore dhe flasin shumë më tepër nga sa dëgjojnë.
Gaforrja
Nënat e shenjës së Gaforres janë tepër të ndjeshme, sentimentaliste dhe të devotshme ndaj familjes. Por tendenca për t’i mbrojtur fëmijët më shumë se ç’duhet është pika e tyre e dobët, së bashku me xhelozinë, frikën dhe luhatjet e humorit.
Luani
Nënat e shenjës së luanit janë kreative dhe argëtuese. Dinë të sillen si udhëheqëse dhe nuk u mungon vetëbesimi. Por ato shpesh mendojnë se janë qendra e botës, kanë tendencën të bëjnë drama dhe kanë më shumë energji se ç’duhet.
Virgjëresha
Organizimi dhe struktura janë thelbësore për një nënë të shenjës së Virgjëreshës. Ato do të investojnë përjetësisht në bagazhin intelektual të fëmijëve dhe në zakonet e shëndetshme, por, tendenca për të qenë paragjykuese, më e shqetësuar se ç’duhet dhe ideja se kanë të drejtë për çdo gjë, është pika e tyre e dobët.
Peshorja
Nënat e shenjës së Peshores janë të rafinuara, me shije të mirë dhe shumë të duruara. Por ato shpesh janë të paqëndrueshme dhe joshen lehtë nga vanitetet.
Akrepi
Fuqia, vullneti, elasticiteti dhe intuita, janë pikat e forta të nënave të shenjës së Akrepit. Megjithatë, ato kanë tendencën të jenë tepër kontrolluese, gati obsesive, paranojake dhe joemocionale.
Shigjetari
Me një shpirt aventure dhe humor, nënat e shenjës së Shigjetarit janë të zgjuara dhe shohin në perspektivë. Por ato janë gjithashtu të paduruara, i thonë gjërat troç edhe pse mund të lëndojnë dikë dhe janë më shumë spontane nga ç’duhet.
Bricjapi
Nënat e shenjës së Bricjapit do të këmbëngulin tek vlerat tradicionale, planifikimi dhe struktura, shkruan Anabel. Ato janë të qëndrueshme dhe të durueshme por shpesh tentojnë të jenë të shqetësuara dhe në ankth, pesimiste dhe dyshuese.
Ujori
Nënat e shenjës së ujorit janë mendjehapura, rinore dhe origjinale. Por kur vjen puna tek vendosja e kufijve, shpesh nuk është pika e tyre e fortë dhe kanë tendencën t’i japin fëmijëve më shumë liri se ç’duhet. Gjithashtu ato e teprojnë me dramat.
Peshqit
Nënat e shenjës së Peshqve janë tepër të dhembshura kreative dhe me një imagjinatë të pasur. Megjithatë, ato dinë shpesh të tregohen manipuluese, kryeneçe dhe të paqëndrueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTë vjellat gjatë shtatzënisë shqetësojnë shumë nëna të ardhshme
Kjo nuancë e thonjve të Kylie Jenner duket fantastike nën efektin e diellit
Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?
Tri mënyra për ta kuptuar se jeni duke e humbur veten në një lidhje
Limon dhe uthull molle për puçrrat e fytyrës
Disa me komplimente, tjerët nuk besojnë se është ajo – poza pa grim e Sofia Vergaras i lë fansat të ndarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore