Nëse përdorni TikTok, me siguri i keni parë gra veshur me sete në ngjyra neutrale, duke rregulluar krevatin ose duke përgatitur kafenë për të dashurin dhe një lëng të shëndetshëm për vete. Ndoshta janë duke bërë thonjtë, duke treguar rutinën e tyre të kujdesit për lëkurën, duke shkuar në pilates ose duke treguar ditën e tyre ndërsa në sfond dëgjohet muzikë e qetë: “Një ditë në jetën time si e dashura që rri në shtëpi”
Kërkime si “stay-at-home girlfriend” (37.3 milionë shikime), “life as a stay-at-home girlfriend” (37.8 milionë shikime), “stay at home GF” (36.2 milionë shikime), dhe “SAHG” (34 milionë shikime) janë gjithnjë e më të përhapura në TikTok.
Kjo prirje është trajtuar në artikuj të fundit në New York Post dhe Wall Street Journal, ku ky i fundit e atribuon atë si një “lëvizje e gjeneratës Z larg nga kultura e punës së ngarkuar dhe drejt një jete më të qetë.”
Disa nga “SAHG”-të e përshkruajnë stilin e tyre të jetesës me një gjuhë të ngjashme: “Njerëzit më pyesnin: ‘Cila është puna e ëndrrave të tua?’ Kurrë nuk e dija përgjigjen. E kuptova se është sepse nuk ëndërroj për punën. Ëndërroj të jetoj një jetë të qetë, femërore dhe të jem një shtëpiake seksi. Është kaq e thjeshtë,” thotë influencuesja Kendel Kay (@kendelkay) në një video me 1.6 milionë shikime nga shtatori 2023.
Audrey Hepburn / Henry Mancini
Por, siç theksojnë disa komente, jeta e një “SAHG” është e rrezikshme. “Është mirë dhe bukur deri sa ai të ndahet me ty,” shkruan dikush.
“Nuk e imagjinoj dot të mos punoj, do të ndihesha shumë e papërmbushur”, shprehet një komentuese.
Dhe komente të tjera duke thënë se: “Vajzat ‘femërore’ mund të kenë edukim dhe karrierë” dhe “Pra ti ëndërron të bësh punët e burrit?”, citon Anabel.
Dhe ja ku vjen ana e “SAHG TikTok”-ut që nuk e shihni – videot pas ndarjes që ju paralajmërojnë për rreziqet financiare dhe emocionale që vijnë me këtë stil jete. Ndoshta nuk janë aq frymëzuese (kjo mund të shpjegojë pse nuk kanë shumë shikime), por janë po aq të vërteta dhe të rëndësishme. Dhe nëse do të hiqni dorë nga pavarësia financiare për t’u bërë “SAHG”, duhet ta bëni këtë duke u përgatitur për atë që mund të ndodhë nëse marrëdhënia përfundon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Të gjithë i dëgjojnë, shenjat e zodiakut me autoritetin më të madh
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës