LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh me romët në kalimet kufitare të Maqedonisë? (Video)

Çfarë ndodh me romët në kalimet kufitare të Maqedonisë? (Video)

Rreth 20.000 Romë janë profiluar në bazë racore nëpër kalimet kufitare, dhe u është kufizuar e drejta elementare e njeriut për lëvizje të lirë, e garantuar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Instituti për Politika Evropiane (EPI), në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Kham” (“Dielli”) nga Dellçeva, kanë përgatitur film vizatimor me kohëzgjatje prej tre minutash, në të cilin paraqitet sjellja e zyrtarëve kufitar kur vërejnë Romë në kalimin, raporton Civilalb.

Vetëm përkatësit e bashkësisë etnike Rome i zbresin nga autobusët të cilët udhëtonin jashtë shtetit, dhe u kërkonin letër garancie dhe shumë të caktuar parash, u tregua në hulumtimin e EPI dhe “Kham”, përfaqësuesit e të cilëve biseduan me mbi pesëdhjetë Romë të cilët kanë pasur probleme në kalimet kufitare të Maqedonisë.


“Nuk e kam të qartë se çfarë bëjnë këta njerëz, do të thotë nuk na konsiderojnë si njerëz, si asgjë. Do të thotë ne nuk jemi njerëz”, thotë një Rom i kthyer nga kufiri.

“Sikur nuk je shtetas i Republikës së Maqedonisë. Sikur nuk je njeri, thjeshtë. Unë i thash, unë jam shtetas i këtij shteti”, thotë një nga Romët e kthyer.

“Momentin kur na shihnin në kufi, a jo, jo, kthehu. Ti je Rom. Shporru!”, është dëshmia e një Romi tjetër, të cilin e kanë kthyer nga kufiri Maqedonas.

Për momentin janë në procedurë 41 procese gjyqësore, ndërsa në 9 raste është konstatuar diskriminim ndaj Romëve në kalimet kufitare.

Në raportin e Komisionit Evropian tregohet se 80% nga kërkuesit e azilit të cilët janë kthyer, janë Romë nga Maqedonia dhe Serbia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori