LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh nëse flini gjumë me tampon? A mund të shkaktojë rrezik apo jo?

Çfarë ndodh nëse flini gjumë me tampon? A mund të shkaktojë rrezik apo jo?

Çdo grua e di se si duket cikli menstrual, veçanërisht nëse është i dhimbshëm

Kjo është periudha kur më së shumti duam ta kalojmë kohën me rroba të gjera, duke mos shkuar askund dhe duke kaluar sa më shumë kohë të strukura në shtrat.


Bëjmë gjithçka për të harruar ngërçet dhe dhimbjet e pakëndshme, por nuk është sekret që edhe sot ka dilema kur bëhet fjalë për “problemet e grave”.

Shumë gra preferojnë të përdorin tamponë në vend të pecetave dhe pyesin veten nëse mund të flenë gjatë natës me të apo jo.

Edhe nëse ju ka ndodhur të bini në gjumë me tampon, me siguri këtë pyetje duhet t’ia keni bërë vetes në mëngjes, transmeton Telegrafi.

Shumë femra preferojnë të përdorin tampona në vend të pecetave dhe pyesin veten nëse mund të flenë gjatë natës me të apo jo. Edhe nëse ju ndodh që pa planifikuar të bini në gjumë me tampon, këtë pyetje duhet t’ia keni bërë vetes në mëngjes. A mund të jetë e rrezikshme apo jo?

– Këshilla e sigurisë në lidhje me tamponët është se ata mund të përdoren për maksimum tetë orë. Nëse përdoren për më shumë se tetë orë, rrit rrezikun e sindromës së shokut toksik, një proces infektiv serioz, por i rrallë që shkakton septicemi, thonë mjekët.

Prandaj, nëse kaloni më pak se tetë orë natën në shtrat, mund t’i përdorni ato”, shpjegon ajo dhe pranon se ende nuk është mbështetëse e një praktike të tillë.

Profesionistët shëndetësorë, në përgjithësi, këshillojnë që të mos flini me tampon. Gjithashtu i këshillojnë të gjithë pacientët që t’i zgjedhin gjithmonë me kujdes ata. Gratë duhet të përdorin vetëm tampona që kanë absorbueshmërinë më të mirë të mundshme.

pexels

Përse duhet t’i ndërroni tamponët në çdo tri orë
Lexo po ashtu Përse duhet t’i ndërroni tamponët në çdo tri orë

Kur bëhet fjalë për pecetat higjientike, kujdesuni që t’i ndërroni rregullisht dhe të vendosni ato që janë të përshtatshme për intensitetin e gjakderdhjes menstruale. Rekomandohet që pecetat të jenë pa aromë dhe tërësisht nga pambuku. /Telegrafi/