Çfarë ndodh me fëmijët nëse i largoni plotësisht nga ekrani për disa muaj?

Nëna dhe blogerja, Molly DeFrank, ka arritur të bëjë atë që shumë prindër nuk e kanë bërë akoma: kufizoi kohën e ekranit të fëmijëve në minimum
Ajo mbështet vendimin dhe efektet me rezultate pozitive çuditërisht të forta që vërtetojnë se sa më pak kohë të shpenzojnë fëmijët para një ekrani, aq më mirë është për shëndetin e tyre.
Këtu gjeni këtë histori, në mënyrë që të shihni se me të vërtetë kjo gjë funksionon.
Fëmijët po vepronin si “Demogorgons” për shkak të ekraneve
Molly pa që fëmijët ishin konsumuar shumë nga pajisjet e tyre dhe vendosi të veprojë. Ajo shkroi, “Foshnjat e mia të çmuara po vepronin si Demogorgons. (Demogorgon është një hyjni ose një demon, i lidhur me botën e nëndheshme dhe i parashikuar si një qenie e fuqishme, emri i së cilit kishte qenë tabu.) ”
Sipas saj, madje edhe një kufi prej vetëm një orë, po prishte kreativitetin e fëmijëve, duke shkaktuar marrëzi, përleshje dhe sharje. Kështu që ajo dhe burri vendosën ta hiqnin prizën.
Plani i saj me 5 hapa për të ndihmuar fëmijët të linin ekranet
a. ‘Zhdukni’ ekranet plotësisht për 30 ditë. Shkoni në bibliotekë dhe lërini të gjejnë një grumbull librash që mendojnë se janë interesantë.
b. Hartoni një listë me opsione lojërash falas. Fëmijëria juaj mund të jetë një referencë e dobishme!
c. Shikoni dhe vëzhgoni fëmijët dhe cilat aktivitete i pëlqejnë më shumë.
ç. Bëni një plan afatgjatë që funksionon më mirë për familjen tuaj.
Eksperimenti i saj tregoi rezultate të pamohueshme
Sipas Molly-t, braktisja e ekraneve ishte çuditërisht e lehtë dhe vajza e saj 9-vjeçare i kishte thënë se në të vërtetë ishte e lumtur që ishin hequr nga rutina e saj.
Për më tepër, vajza ka avancuar 5 nivele leximi në vetëm 7 muaj dhe është në gjendje të lexojë libra më shpejt se sa Molly mund t’i blejë ato, ndërsa djali i ka dhënë familjes leksione arti.
“Fëmijët e mi luajnë së bashku më shumë, janë më kreativë, më të bindur, më të lumtur dhe flenë më mirë. Sigurisht, janë akoma qenie njerëzore dhe mund të luftojnë me njëri-tjetrin si çdo motër e vëlla, apo motër me motër. Por ndryshimi në qëndrimet e tyre në përgjithësi ishte i menjëhershëm, i dukshëm dhe për më mirë, ”- shpjegoi ajo.
Fëmijët me të vërtetë mund të jetojnë pa Netflix, YouTube dhe të gjitha video-lojërat e tyre të preferuara, me të cilat duan të kalojnë orë të tëra duke luajtur. Teknologjia është, natyrisht, shumë e dobishme, por ne duhet t’i mësojmë fëmijët që të mos bëhen të varur prej tyre dhe as të fiksuar.
Fëmijët e Molly janë dëshmi se fëmijët tuaj mund të jenë të lumtur pa qenë para pajisjeve teknologjike gjatë gjithë ditës. Dhe jo vetëm kaq… Ata në të vërtetë do të përfitojnë nga kjo!
Udhëzime për përdorimin e medieve nga fëmijët
Në vitin 2016, Akademia Amerikane e Pediatrisë publikoi një listë me rekomandime që mund t’ju ndihmojnë të bëni atë që bëri Molly.
a. Krijoni një plan familjar për mediet/pajisjet teknologjike.
b. Kontrolloni se çfarë lloji medie apo pajisjeje teknologjike përdoret dhe mësoni se cilat janë të përshtatshme për çdo fëmijë. Bini dakord për afatet kohore dhe llojet e medieve.
c. Ndihmoni fëmijën të zgjedhin mediet që do të jenë edukative dhe të mira për ta.
ç. Për fëmijët e moshës 6 vjeç dhe më të mëdhenj, masat e përdorimit duhet të jenë të caktuara në mënyrë që aktivitetet e tjera, të tilla si aktiviteti fizik, gjumi, ushqimi familjar, shkolla dhe miqtë, të mos cenohen.
d. Mos lejoni që fëmijët të përdorin ndonjë media/ pajisje teknologjike ndërkohë që bëjnë detyra shtëpie. Sigurohuni që nuk flenë me pajisje në dhomat e gjumit.
dh. Krijoni zona pa media, si tryeza e darkës, për shembull.
Tregojuni fëmijëve tuaj mënyra të shëndetshme për të përdorur mediet sociale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ky model flokësh që realizohet lehtë dhe shpejt do të dominojë muajt e ardhshëm!

Këta thonj do të jenë më të pëlqyerit e stinës: Janë të thjeshtë, por i japin një prekje të veçantë çdo stili

Sjelljet që zbulojnë një fëmijë të cilit i bërtasin shpesh

Udhëtimi me beben në bark
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Flokët më të shkurtër janë një trend, por gjatësia e saktë është vendimtare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler