LAJMI I FUNDIT:

Çfarë na tregojnë duart e ënjtura? Kur janë të dëmshme, kur jo?

Çfarë na tregojnë duart e ënjtura? Kur janë të dëmshme, kur jo?

Ekzistojnë shumë shkaktarë të mundshëm, disa janë të padëmshëm, disa mund të tregojnë probleme serioze shëndetësore.

Mirëpo, disa raste të ënjtjes së gishtave mund të jenë shenjë paralajmëruese, posaçërisht nëse ndieni edhe dhimbje, transmeton Telegrafi.


Jashtë është vapë

Nëse vëreni ënjtje të gishtave, jo edhe të këmbëve dhe bashkë me të edhe shtrëngim të dobët, kjo do të mund të jetë shenjë që nuk është vetëm nga vapa dhe që është koha të kërkoni ndihmën e mjekut.

Përdorni natrium

Shumë çips dhe çokollatë apo cilido ushqim i njelmët mundtë jenë shkaktar i ënjtjes së gishtave. Ënjtja e butë të cilën e shkakton ushqimi i njelmët më së shpeshti zhduket brenda një dite.

Nëse zvogëloni marrjen e kripës, ndërkaq ënjtja nuk zhduket, kërkoni këshillën e mjekut.

Nyjat përkeqësohen

Nëse edhe vetë nyjat në gishta janë të zmadhuara, osteoartriti mund të jetë shkaktari, aq më parë nëse gishtat në mëngjes janë të ënjtur. Kjo formë e artritit është e lidhur me shpenzimin e indeve në nyja.

Osteoartritin shpesh, por jo gjithmonë, e përcjellin dhembjet. Shumica e formave të tjera të artritit gjithashtu mund të rezultojnë me trashje të gishtave.

Kanali karpal

Kur nervi i cili shkon nga nënllëra deri te shuplakat dhe i shtrëngon duart në nyja, atëherë zhvillohet tuneli karpal. Ënjtjen e shfaqur zakonisht e përcjellin dhembjet, therjet apo mpirjet e duarve dhe gishtave – janë simptoma të cilat shpesh zhvillohem me kalimin e kohës.

Hulumtimet tregojnë që kjo tri herë më shpesh ndodh te femrat sesa te meshkujt.

Bllokada në sistemin limfatik

Limfedema është sëmundje e gjymtyrëve të ënjtura e cila rezulton kur lëngu limfatik nuk tërhiqet në mënyrë adekuate. Limfedema është e lidhur me operacionin apo me tretmanët rrezatues të kancerit të gjirit.

Sindroma Raynaud

Sëmundja të cilën e karakterizon ngushtimi i artereve, shpesh shkaktohet nga moti i ftohtë apo nga stresi. Ky ngushtim kufizon qarkullimin e gjakut. Ënjtja, krahas therjes apo dhembjes, shfaqet kur kthehet qarkullimi i gjakut.

Nëse vëreni që gishtat tuaj ose duart kanë ngjyrë të kaltër apo të zbehtë para se të ënjtjen, kjo është një ndër treguesit e Sindromës së Raynaudit.

Komplikimet në shtatzëni

Disa ënjtje janë tipike për shtatzënat, mirëpo ënjtjet në duar dhe fytyrë, aq më parë nëse e shtypni gishtin e madh në lëkurë dhe ai lë goxha një vrimë, do të mund të jenë paralajmërim.

Preeklampsioni është gjendje të cilën e karakterizon shtypja e lartë e gjakut, mirëpo nëse nuk shërohet, mund të shkaktojë komplikime serioze për nënën dhe beben. Më së shpeshti shfaqet te shtatzënat mbi 40 vjeç, te ato të cilat kanë binjakë apo trenjakë dhe te ato të cilat kanë peshë të lartë trupore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori