LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mund të ndodhë në 12 muajt e ardhshëm në Ukrainë dhe a mund të ketë “një goditje vendimtare” atje?

Çfarë mund të ndodhë në 12 muajt e ardhshëm në Ukrainë dhe a mund të ketë “një goditje vendimtare” atje?

Ndërsa jemi në “përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë”, ekspertët vazhdojnë të japin parashikimet e tyre mbi atë që mund të ndodhë në muajt e ardhshëm.

Në këtë drejtim, Dr Huseyn Aliyev, një ekspert për luftën në Ukrainë beson se ka shumë pak gjasa që ne të shohim një fund të konfliktit edhe 12 muaj nga sot, përcjell Telegrafi.

Në vend të kësaj, të dyja palëve do t’u mungojnë burimet dhe nuk do të kenë kapacitetin e nevojshëm për të “dhënë një goditje vendimtare”.


Ai tha: “Ne duhet të kemi parasysh se si Ukraina ashtu edhe Rusia ruajtën status quo-në për tetë vjet për të shmangur bërjen e lëshimeve mbi Donbasin, kështu që është e vështirë të pritet që secila palë të pranojë tani kur ka shumë më tepër në lojë”.

Pavarësisht kësaj, ai beson se mund të ketë “kundërofensiva më të suksesshme” nga Ukraina.

Megjithatë, gjasat që Krimea, Donetsk ose Luhansk të bien brenda një viti janë “të kufizuara”.

Një gjë për të cilën ai dukej i sigurt është se Perëndimi ka të ngjarë të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Derisa sot u bë 1 vit kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se viti 2023 do të jetë vit i fitores për Ukrainën.

Derisa zbardhi agimi në një ditë përkujtimore dhe sfidash, Zelensky shkroi në Twitter se ukrainasit e kishin dëshmuar veten se ishin “të pathyeshëm” në atë që ai e quajti “një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe uniteti”.

“Ne e dimë se viti 2023 do të jetë viti ynë i fitores”, thuhej në postimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Kalo në kategori