Ne të gjithë kemi ditë kur nuk kemi energji apo nuk ndihemi kreativë, por fatmirësisht mund t’i bëjmë edhe këto ditë të funksionojnë për ne
Është në rregull të lëvizësh pak më ngadalë për sa kohë që vazhdon të lëvizësh.
Ja 10 gjëra që mund të bëni në ditët kur nuk doni të bëni asgjë:
1. Vazhdoni të buzëqeshni. Për sa kohë që ju keni një buzëqeshje në fytyrë, herët a vonë do gjeni vërtet një arsye për të qeshur. Gjetja e diçkaje për të buzëqeshur do ta bëjë ditën tuaj pak më me dritë, shkruan Psychology Today.
2. Bëni një dush të shpejtë. Edhe nëse ndiheni pak keq, është gjëja më e shëndetshme për t’u bërë. Ju gjithashtu mund të bëni një banjë të gjatë, por mbani temperaturën e ujit të rehatshme. Niveli juaj i energjisë do të rritet pak, gjë që mund t’ju ndihmojë për pjesën tjetër të ditës.
3. Vishni rroba që ju bëjnë të ndiheni mirë. Njerëzit ju marrin më seriozisht dhe ju ndiheni më mirë.
4. Ndaloni dhe nuhasni trëndafilat. Gjeni diçka të bukur për të marrë pak frymëzim shtesë. Mund të blini ca lule në rrugë, një libër të ri etj.
5. Ndani punët në copa të vogla. Bëni një pushim çdo tridhjetë minuta ose më shumë nëse keni nevojë për të. Nëse e teproni dhe e lodhni veten, mund të duhen ditë për t’u rikuperuar, kështu që respektoni atë që trupi juaj ju thotë.
6. Kërkoni të punoni nga shtëpia. Nëse keni mundësi, zgjidhni të punoni nga shtëpia, por sigurisht mos përfitoni më shumë seç duhet nga kjo mundësi.
7. Pyesni një mik/kërkojini një nder. Nëse nuk mund të mblidhni forcat për të bërë diçka që keni planifikuar me njerëz të tjerë, dhe dikush tjetër mund ta plotësojë, kërkoni një mik që të jetë atje për ju, citon Anabel.
8. Bëni sikur gjithçka është ‘ok’ derisa të arrini në shtëpi. Ndonjëherë ju duhet të testoni aftësitë e aktrimit dhe të prisni për t’u qetësuar sa të shkoni në shtëpi. Mbani mend, nesër me siguri do jetë më mirë.
Ditët pa energji janë pjesë e jetës. Cilësojini si ditë “pauze” për t’u rikthyer më në formë se kurrë.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024
Puthja franceze – hap pas hapi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre