LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mendon një vajzë që dashurohet me një djalë ‘të zënë’

Çfarë mendon një vajzë që dashurohet me një djalë ‘të zënë’

Sepse ndjenjat nuk komandohen

1. Përse nuk më zgjodhi mua?


Nuk do të ishte keq po ta pyesje. Megjithatë, do duhet të merrje parasysh se do të ndiheshe si një humbëse, pasi mirë është që ai mos ta dijë dhe mos ta marrë vesh kurrë atë që ti ndjen.

2. Unë jam shumë më e mirë se ajo!

Edhe pse ajo ka këmbë kilometrike, bel të vogël dhe sy jeshilë, ajo nuk e ka personalitetin tim! Më e keqja është se ai as të kishte në mendje kur zgjodhi atë (!).

3. Duhet të njoh patjetër dikë më të mirë se ai

Mund të jetë një zgjidhje e përkohshme, por le të zgjasë sa të të shikojë me të edhe fiksimi yt. Mund të mos ndryshojë asgjë në ndjenjat e tua, por të paktën nuk do të ndihesh ‘e lënë’!

4. Nuk e pranoj humbjen… dikur do të ndahen!

Duhet të jetë një lidhje kalimtare, sepse ajo nuk është tipi i tij. Ti nuk do ta sabotosh lidhjen e tyre sepse nuk e ul veten, por kur të vijë momenti do të jesh aty për të.

5. Lëre fare, është më mirë të heq dorë

Të presësh dikë është humbje kohe. Edhe sikur ata të ndahen, ka diçka që nuk shkon, përderisa nuk të zgjodhi ty. Ndoshta thjesht nuk të shikon si të dashur…kjo nuk të bën më pak të mirë. /Telegrafi/