LAJMI I FUNDIT:

Çfarë lloj femrash i tërheqin meshkujt si magnet

Çfarë lloj femrash i tërheqin meshkujt si magnet

Disa meshkujve u pëlqejnë femrat e plota, disa i preferojnë ato më të holla, e disa tjerë nuk brengosen fare për formën, por u kushtojnë rëndësi gjërave tjera.

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se ka disa gjëra rreth pamjes së femrës të cilat meshkujt i vërejnë pa vetëdije, transmeton Telegrafi.

Më poshtë jua sjellim këto karakteristika të femrave të cilat i joshin femrat sikurse magnet.

Zëri

Në fillim, shkencëtarët kanë zbuluar se meshkujt i preferojnë femrat që kanë zë të lartë femëror.

Marilyn Monroe është shembull i zërit ideal.

Zëri më së paku joshës është ai angulluës sikur i Kim Kardashian dhe Ellen Page.

Kjo është për shkak se zërat e lartë femëror ndërlidhen me rini, e cila pastaj i bie joshje.

Shpeshherë, femrat më të moshuara kanë zë më angulluës.

Gjatësia

Me siguri se gjithsecili e dini që shumicën e kohës meshkujt preferojnë që femra të jetë më e shkurtë se ata.

Sidoqoftë, ka shumë meshkuj që janë më të shkurtë sesa mesatarja.

Prandaj, përderisa meshkujt e gjatë përpiqen të gjejnë vajza të shkurta, meshkujt e shkurtë përpiqen të gjejnë femra me të njëjtën gjatësi.

Mosha

Shkencëtarët kanë zbuluar se meshkujt nën 20 vjeç dhe pas moshës 30 vjeçare i preferojnë femrat 24-25 vjeçare si partnere seksuale.

Kjo ka të bëjë me faktin se gjatë kësaj moshe, femra priret më së shumti të bëhet nënë.

Dhe në këtë rast, kjo nuk ka rëndësi nëse mashkulli apo femra duan të kenë fëmijë apo jo. Gjithçka është çështje e evolucionit, shkruan Bright Side.

Ngjyra e syve

Shkencëtarët norvegjezë pohojnë se meshkujt me sy të kaltër i preferojnë femrat me sy të kaltër.

Në anën tjetër, meshkujt me sy të kaftë dhe të gjelbër kanë tendenca të mos i preferojnë femrat me sy të kaltër.

Makijazhi

Meshkujt më së shumti i preferojnë femrat të cilat vënë makijazh në sasi të moderuar.

Ngjyra e flokëve

Shkencëtarët nga Franca kanë kryer një hulumtim që ka treguar se cilat femra ftohen nga meshkujt më shpesh për të kërcyer në diskoteka: ato me flokë të bardha, ato me flokë të kafta apo ato me flokë të kuqe.

Përfundimi i tyre ka qenë se meshkujt më së shpeshti i ftojnë biondinat për të kërcyer.

Vendin e dytë e kanë zënë brunet dhe ato me flokë të kuqe janë perceptuar si më pak atraktive nga meshkujt. /Telegrafi/