LAJMI I FUNDIT:

Çfarë kuptimi ka ngjyra e menstruacioneve: E dimë se sa mund të shkaktojnë probleme

Çfarë kuptimi ka ngjyra e menstruacioneve: E dimë se sa mund të shkaktojnë probleme

Ngërçet, fryrja dhe lodhja janë vetëm disa ndër to. Ato mund të jenë tregues i vërtetë nëse diçka në trupin tuaj nuk është ashtu siç duhet.

Ngjyra e gjakut të menstruacioneve mund të japë pamje të mirë në atë se çfarë ndodh në trupin tonë.

Mund të jetë në nuanca rozë, deri te e kuqja e errët, por edhe deri te ngjyra e gështenjtë dhe e gështenjtë e errët.

Në vazhdim lexoni se çfarë ju tregon vërtet ngjyra e gjakut, transmeton Telegrafi.

1. Rozë

Nëse gjaku menstrual ka nuanca roze kjo mund të thotë që keni nivel të ulët estrogjeni në trup, posaçërisht nëse keni menstruacione më të pakta se zakonisht. Mirëpo, disa studime kanë treguar që edhe ushtrimet e tepërta mund të ulin nivelin e estrogjenit, ndonjëherë duke shkaktuar mungesë të plotë.

2. E kuqe e rrallë dhe e zbehtë

Menstruacionet e rralluara dhe të zbehta mund të jenë edhe një ndër simptomat e anemisë, aq më parë nëse gjendja përkeqësohet çdo muaj dhe nëse menstruacionet janë gjithnjë e më të shumta. Gjithashtu, menstruacionet e këtilla mund të tregojnë edhe mungesën e hekurit në organizëm, prandaj nëse vëreni që shumë shpejt detyroheni t’i ndërroni tamponët apo pecetat, nuk do të ishte keq të kërkonit këshillën e mjekut.

3. E gështenjta e errët

Nëse ngjyra e menstruacioneve tuaja është e gështenjtë e errët, është e mundshme që është fjala për gjakun e mbetur apo pjesët e qëruara të mitrës të cilat tani dalin nga trupi. Mirëpo nuk ka arsye për t’u brengosur, kjo është akoma dukuri normale.

4. E kuqe e zjarrtë me shumë koagulimeNë këtë rast, shpesh është problemi në nivelin e lartë të progesteronit dhe për nivelin e ulët të estrogjenit. Koagulimi në masë të vogël është dukuri normale, mirëpo nëse koagulimet janë të mëdha dhe nëse janë të shumta, janë tregues të prishjes së balancës hormonale në organizëm.

5. Kombinimi i ngjyrës së hirtë dhe të kuqe

Më së shpeshti fjala është për ndonjë lloj infeksioni të cilin duhet ta shëroni. Gjithashtu, nëse ndodh gjatë kohës së shtatzënisë, mund të jetë shenjë e dështimit spontan.

6. Ngjyrë e kuqe belushi

Keni menstruacione normale dhe të shëndetshme. Edhe pse është “normale” është e vështirë të definohet, sepse nuk është çdo trup njësoj, mirëpo në përgjithësi, në këtë rast do të thotë që çdo gjë është ashtu siç duhet. /Telegrafi/

Intimate part of a woman’s body with roses